Rastet

Gjuhë denigruese ndaj ekipit të "Betimi për Drejtësi", Prishtinë, 24.02.2023

Anëtari i Këshillit Prokurorial të Kosovës - KPK, Agron Beka, të enjten në mbledhjen e KPK-së, ka bërë akuza ndaj emisionit “Betimi për Drejtësi”.

Më 18 shkurt 2023 në KTV, është transmetuar emisioni “Betimi për Drejtësi”, me titull “Përplasjet institucionale për Agron Bekën”, në të cilin Beka ishte protagonist i shpërfaqur përmes kallëzimeve penale, si i dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Beka në mbledhjen e KPK-së, ka akuzuar se përmbajtja e emisionit televiziv ka qenë “e porositur”, dhe ka krahasuar atë me sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës.

Instituti i Kosovës për Drejtësi dhe emisioni “Betimi për Drejtësi”, i kanë reaguar Bekës, duke thënë se “kanë zhvilluar hulumtimin në përputhje të plotë me të gjitha standardet më të larta etike dhe profesionale, duke prezantuar fakte dhe dëshmi si dhe duke ju ofruar të gjitha palëve hapësirën e duhur për tu intervistuar për ta dhënë versionin e tyre”.

AGK-ja, shpreh shqetësim për gjuhën e përdorur në këtë mbledhje ndaj emisionit “Betimi për Drejtësi”, dhe bën thirrje që të mos shfrytëzohen institucionet publike për të linçuar mediet.




Detajet e raportuesit Gjuhë denigruese ndaj ekipit të "Betimi për Drejtësi", Prishtinë, 24.02.2023
Rastet Përshkrimi Anëtari i Këshillit Prokurorial të Kosovës - KPK, Agron Beka,  të enjten në mbledhjen e KPK-së, ka bërë akuza ndaj emisionit “Betimi për Drejtësi”. Më 18 shkurt 2023 në KTV, është transmetuar emisioni “Betimi për Drejtësi”, me titull “Përplasjet institucionale për Agron Bekën”, në të cilin Beka ishte protagonist i shpërfaqur përmes kallëzimeve penale, si i dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Beka në mbledhjen e KPK-së, ka akuzuar se përmbajtja e emisionit televiziv ka qenë “e porositur”, dhe ka krahasuar atë me sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës. Instituti i Kosovës për Drejtësi dhe emisioni “Betimi për Drejtësi”, i kanë reaguar Bekës, duke thënë se “kanë zhvilluar hulumtimin në përputhje të plotë me të gjitha standardet më të larta etike dhe profesionale, duke prezantuar fakte dhe dëshmi si dhe duke ju ofruar të gjitha palëve hapësirën e duhur për tu intervistuar për ta dhënë versionin e tyre”.
Shteti Kosovë
Emri dhe Mbiemri
Gjinia Grup
Data 24.2.2023
Qyteti Prishtinë
Lloji i incidentit Kërcënime të tjera ndaj gazetarëve
Nga Kush Nga zyrtarët publik
Shkelësi / i dyshuari Agron Beka
Lloji i Medias Radio dhe Televizion
Emri i Medias Betimi per Drejtesi
Burimi Betimi per Drejtesi
Prokurori Publik
Gjyqësor
Statusi gjyqësor
Përfundimi ligjor
A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? Po
A është raportuar incidenti tek policia?
A është raportuar incidenti në prokurori?
Reagimi i asociacionit të gazetarëve AGK-ja, shpreh shqetësim për gjuhën e përdorur në këtë mbledhje ndaj emisionit “Betimi për Drejtësi”, dhe bën thirrje që të mos shfrytëzohen institucionet publike për të linçuar mediet.
Share this Post: