Rastet

Raste të gjetura 417

Sulme ndaj medieve dhe organizatave mediale, Kallxo.com, Prishtinë, 15.07.2026

Kryetari i Obiliqit, Halil Thaçi, ka sulmuar sot, përmes një deklarate publike, median online KALLXO.com, duke vënë në dyshim me akuza raportimin e kësaj medie për procesin e shpronësimit në fshatin Shipitullë. AGK-ja e dënon ashpër këtë deklaratë të paprecedentë, me tone kërcënuese ndaj medias, gazetarit dhe autorit të artikullit, Shqipron Xhema. Një sjellje e tillë synon minimin e lirisë së medias për ta ushtruar në mënyrë të pavarur punën e saj profesionale dhe hulumtuese…

Read More

Kërcënime të tjera ndaj gazetarëve, Arlinda Sejda, Prishtinë, 30.06.2026

Gazetarja Arlinda Sejda ka njoftuar dorëheqjen nga puna në Transmetuesin Publik, RTK, ku ka punuar për 10 vjet. “Këtë vendim e kam marrë me qëllim të mbrojtjes së parimeve bazë mbi të cilat mbështetet ushtrimi i profesionit të gazetarit. Ai vjen si pasojë e pamundësisë për ta ushtruar profesionin në përputhje me bindjet e mia profesionale, standardet etike dhe përgjegjësinë që ndiej ndaj publikut”, ka shkruar Sejda. AGK-ja shpreh keqardhje për largimin e Sejdës nga RTK dhe e…

Read More

Kërcënime të tjera ndaj gazetarëve, Hateme Smajli dhe redaksisë së Gazeta Infokus, Prishtinë, 29.06.2026

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) është vënë në dijeni të një fushate të organizuar sulmesh, presioni dhe denigrimi kundër gazetares Hateme Smajli dhe redaksisë ku ajo punon -Gazeta Infokus. Kjo fushatë vjen pas publikimit të një serie hulumtimesh që lidhen me privatizimin e tokave në Komunën e Ferizajt, ku, sipas raportimeve, e përfshirë është familja Ramadani e deputetit të zgjedhur të Vetëvendosjes, Valon Ramadani. Siç ka raportuar kjo media, kërcënimet janë bërë…

Read More

Sulme aktuale ndaj gazetarëve, Blerta Zuka dhe kameramani Enkelej Shaljani, Gjilan, 25.06.2026

Gazetarja Blerta Zuka dhe kameramani Enkelej Shaljani janë sulmuar sot gjatë raportimit të tyre në Gjilan. Incidenti ka ndodhur derisa ekipi i TV Dukagjini po realizonte një kronikë për punimet në sheshin e këtij qyteti. Një punonjës i kompanisë që po kryen punimet e ka shtyrë fizikisht ekipin dhe e ka pamundësuar vazhdimin e punës. AGK-ja e dënon fuqishëm këtë sulm dhe e konsideron atë pengim me forcë të ushtrimit të punës profesionale dhe sulm ndaj lirisë së medias në…

Read More

Kërcënime të tjera ndaj gazetarëve, Getoarbë Mulliqi dhe Dinko Gruhonjiq, Prishtinë, 16.06.2026

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) është thellësisht i shqetësuar dhe dënon fuqishëm shkrimin në tabloidin “Informer”, që ka targetuar drejtoren e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Getoarbë Mulliqi, dhe gazetarin e profesorin universitar, Dinko Gruhonjiq. Në shkrimin e titulluar: “Dinko dhe gazetarja ‘shiptare’ përkrahin bllokuesit dhe sulmojnë Serbinë: Mirë që thonë që Serbia është fajtore për luftërat në Jugosllavi”, ky tabloid sulmon autorët e analizës që…

Read More

Kërcënime kundër medieve dhe organizatave mediale, Prishtinë, 10.09.2026

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është thellësisht i shqetësuar nga diskutimi i sotëm në Komisionin e Pavarur të Mediave, ku nga nënkryetarja Drita Morina është propozuar që në mbledhjen e radhës të diskutohet mbyllja e emisionit Debat Plus në TV Dukagjini. AGK-ja e vlerëson këtë deklaratë si të papranueshme, të papërgjegjshme dhe si sulm frontal ndaj lirisë së medias dhe shprehjes në Kosovë. Diskutimi i sotëm është vazhdimësi e vendimeve të pabaza ndëshkuese kundër…

Read More

Sulm ndaj medieve dhe organizatave mediale RTK, Prishtinë, 05.06.2026

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës qëndron në solidaritet të plotë me gazetarët, kameramanët dhe punonjësit e tjerë të RTK-së, të cilët ende nuk i kanë marrë pagat e muajit paraprak. Tri sindikatat, Sindikata e Pavarur e RTK-së, Sindikata e Punëtorëve të RTK-së dhe Shoqata Sindikale e Radio Kosovës kanë paralajmëruar protestë për të martën. AGK-ja e përkrah këtë protestë dhe do t’i bashkohet asaj. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është i alarmuar nga gjendja aktuale…

Read More

Sulm ndaj medieve dhe organizatave mediale, Shënjestër.net, 02.06.2026

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dënon pengimin që mbrojtja e afërt e kryeministrit në detyrë ka bërë ndaj ekipit të medias online Shënjestër.net. Në pamjet e publikuara shihet se si një pjesëtar i Policisë së Kosovës pengon njërin nga anëtarët e ekipit, duke e kërcënuar edhe me arrestim, pasi e shtyn fizikisht. AGK-ja konsideron se kjo është një sjellje e papranueshme dhe joprofesionale. AGK-ja e fton Qeverinë të distancohet nga kjo sjellje dhe Inspektoratin Policor të…

Read More

Sulm ndaj medieve dhe organizatave mediale, Paparaci, 20.05.2026

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), është njoftuar për prerjen e përsëritshme të kabllove të internetit në ndërtesën ku punon redaksia e portalit online “Paparaci”. Një ndërprerje e tillë ka ndodhur edhe sot, për së paku të tretën herë brenda pak kohësh. Ky akt ka shkaktuar probleme serioze në funksionimin normal dhe të pandëprerë të punës së gazetarëve në këtë media. Redaksia e ka njoftuar Policinë e Kosovës që prej fillimit, dhe vetëm sot ka pasur ekipe hetuese në…

Read More

Sulme aktuale ndaj gazetarëve, Qëndresa Tërshani dhe Arben Restelica, Ferizaj, 07.05.2026

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) dënon ashpër sulmin fizik ndaj ekipit të Klan Kosova në fshatin Prelez i Muhaxherëve të Ferizajt, të enjten pasdite. Në videon e publikuar, shihet një person që sulmon kameramanin Arben Restelica me një shkop në shpinë. Gazetarja Qëndresa Tërshani bashkë me kameramanin e kanë paraqitur rastin në polici. Restelica ishte duke xhiruar një një ambient publik kur u sulmua, Një akt i tillë është i papranueshëm, vë në rrezik sigurinë fizike…

Read More

Kërcënime të tjera ndaj gazetarëve, Benjamin Kurti, Vushtrri, 05.05.2026

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) është njoftuar për pengimin në punë të Benjamin Kurtit nga Gazeta Ekskluzive, nga drejtori i Ujësjellësit në Vushtrri, Sheqet Maloku. Kjo ka ndodhur në ambientet e punës, kur ky zyrtar ka provuar t’ia marrë Kurtit telefonin, pas një pyetje për ankesat që kishin bërë qytetarët. AGK-ja e dënon këtë sjellje të zyrtarit në fjalë dhe e konsideron të papranueshme, si dhe mirëpret reagimin e KRU Mitrovica për këtë incident.

Read More

Sulm ndaj medieve dhe organizatave mediale, Betimi për Drejtësi, Prishtinë, 02.04.2026

Ekipi monitorues i Betimit për Drejtësi është penguar në kryerjen e punës profesionale gjatë një seance gjyqësore nga avokati Besnik Berisha, kryetar i Odës së Avokatëve të Kosovës. Sipas raportimit të këtij mediumi online, zoti Berisha e ka larguar dhe ndalur diktafonin e monitoruesve në pauzën e një seance gjyqësore ku ai paraqitet në rolin mbrojtës të një personi të akuzuar. AGK-ja e dënon fuqishëm këtë rast të paprecedent dhe të papranueshëm të pengimit të punës së…

Read More

Sulme ndaj medieve dhe organizatave mediale, Prishtinë, 02.04.2026

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shfrytëzuar foltoren e Kuvendit të Kosovës, këtë të enjte, për të vazhduar sulmet e tij ndaj mediave dhe gazetarëve, duke folur mes tjerash, për “hyrjen e parave në mënyrë të padukshme”. Kryeministri në fjalën e tij ka thënë se “një qytetar i dezinformuar nuk është një qytetar i lirë, por është i manipuluar dhe, siç tregojnë raportet, ky manipulim po vjen direkt nga armiqtë tanë, por fatkeqësisht po gjejnë edhe argatin e tyre brenda…

Read More

Sulme ndaj mediave dhe organizatave mediale, Vox Kosova, Prishtinë, 01.04.2026

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) është thellësisht i shqetësuar me një valë të re të sulmeve kibernetike kundër portalit, Vox Kosova. AGK-ja është njoftuar se llogaria e kësaj media në Facebook në kohët e fundit është mbyllur dy herë, llogaria në Tik Tok dy herë, kurse ajo në Instagram një herë. AGK-ja dënon fuqishëm këto sulme ndaj Vox Kosova, e që minojnë lirinë e medias dhe shprehjes në Kosovë, dhe kanë për qëllim pengimin e shpërndarjes së lirë të informacionit.

Read More

Sulme ndaj mediave dhe organizatave mediale, Prishtinë, 23.03.2026

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) është thellësisht i shqetësuar për një valë të re të fushatës kundër mediave dhe gazetarëve të nisur nga zyrtarë të partisë më të madhe politike në vend, Vetëvendosje. Deputetë dhe zyrtarët të tjerë të kësaj partie, duke përfshirë Adnan Rrustemin, Mefail Bajqinovcin dhe Dejona Mihalin kanë shkruar dhe shpërndarë materiale që flasin për “pagesa me çanta" në raport me gazetarët. Fushata të tilla denigruese nga njerëz të partisë në…

Read More

Kërcënime të tjera ndaj gazetarëve, Ardiana Thaçi Mehmeti, Prishtinë, 12.03.2026

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) është thellësisht i shqetësuar pasi është njoftuar se të dhënat personale (numri i telefonit) i gazetares së Kiks Kosova, Ardiana Thaçi – Mehmeti është shpërndarë ilelagisht në një grup në rrjetin Discord, që numëron 70 mijë anëtarë. Gazetarja ka marrë dhjetëra mesazhe me përmbajtje eksplicite seksuale, të enjten mbrëma nga anëtarët e këtij grupi. Kjo ndodhë pak muaj pasi që gazetarja Thaçi – Mehmeti raporti gjerësisht për grupin e…

Read More

Kërcënime të tjera ndaj medieve dhe organizatave mediale, Lumir Abdixhiku, Prishtinë, 12.03.2026

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) e dënon ashpër gjuhën e përsëritur akuzuese të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku kundër mediave dhe gazetarëve në Kosovë. Abdixhiku në një intervistë televizive mbrëmë ka folur prapë për “mercenarë medial” duke thënë se “shumë lehtë japin një shpifje, papërgjegjësi, vetëm se ju rritet atje llogaria bankare prej sponsorizuesve, kundërshtarëve të ndryshëm”. Këto pretendime të zotit Abdixhiku janë një sulm frontal kundër medias…

Read More

Kërcënime të tjera ndaj gazetarëve, Vesa Hoda, Prishtinë, 09.03.2026

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) dënon sjelljen e mbrojtjes së afërt të kryeministrit Albin Kurti, që kanë penguar fizikisht gazetaren e Klan Kosova, Vesa Hoda. Gazetarja ka provuar të bëjë pyetje për krizën rreth zgjedhjeve të reja pas një ngjarje, kur njëri prej pjesëtarëve të Policisë ka shtyrë fizikisht gazetaren. Kjo është një sjellje e papranueshme dhe minim i punës së gazetarëve dhe mediave. AGK-ja i bën thirrje Policisë së Kosovës dhe Zyrës së Kryeministrit…

Read More

Sulme aktuale ndaj gazetarëve, Burim Pacolli, Prishtinë, 02.03.2026

Gazetari i Nacionales, Burim Pacolli është sulmuar fizikisht nga disa persona pasditen e së hënës, ka njoftuar mediumi ku punon. Sipas njoftimit, sulmi dyshohet se ka ardhur nga një reper, për të cilin Pacolli kishte bërë recension të punës së tij. AGK-ja e dënon fuqishëm këtë sulm që ka cenuar integritetin fizik të Pacollit, dhe e fton Policinë e Kosovës për gjetjen dhe kapjen e autorit/autorëve, pas denoncimit që Pacolli ka bërë. Liria e shprehjes, kritikës dhe raportimit…

Read More

Kërcënime të tjera ndaj gazetarëve, Shpresë Hasimi, Pejë, 01.03.2026

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) e konsideron të papranueshme dhe e dënon ashpër sjelljen e kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri, ndaj gazetares së “Betimi për Drejtësi”, Shpresë Hasimi. Në pamjet e transmetuara në emision, Muhaxheri (LDK) dëgjohet duke i thënë gazetares “Baju” me nervozizëm dhe duke përplasur derën e veturës zyrtare në të cilën hyn. Kjo ndodhi pasi gazetarja i kishte bërë një seri pyetjesh lidhur me dyshimet për kurdisje në këmbimin e një prone…

Read More