Vesti

Telegram ngushëllimi me rastin e vdekjes së kameramanit Shaip Dubova


2721-title

Me pikëllim të thellë kemi pranuar lajmin për vdekjen e kameramanit, Shaip Dubova.

Ai kishte punuar si kameraman në Radio Televizionin e Prishtinës, si dhe si fotograf i pavarur.

Dubova njihej për profesionalizmin dhe përkushtimin në punë, andaj e vlerësojmë lart kontributin që ai e ka dhënë për komunitetin.

AGK-ja u shpreh ngushëllime familjarëve, miqëve, kolegëve dhe bashkëpunëtorëve të Shaip Dubovës.

Share this Post: