Vesti

Telegram ngushëllimi me rastin e vdekjes së gazetarit Kajtaz Gecaj


2718-title

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me pikëllim të thellë ka pranuar lajmin për vdekjen e gazetarit, Kajtaz Gecaj.

Ai ka punuar për shumë vite si gazetar në të përditshmen Gazeta Zëri, e së fundmi ishte angazhuar në një medie lokale.

Gecaj njihet si gazetar i cili ka realizuar raporte, kronika e intervista të shumta dhe si gazetar i dalluar për korrektësi, vullnet dhe përkushtim në punë.

Duke vlerësuar lart kontributin që i ndjeri ka dhënë për profesionin e gazetarisë, iu shprehim ngushëllime familjarëve, miqëve dhe kolegëve të gazetarit, Kajtaz Gecaj.

Share this Post: