Vesti

Gazetarët dhe shëndeti i tyre mendor gjatë raportimit të pandemisë COVID-19


2922-title

Autorë: Besfort Veseli dhe Butrint Avdyli

Gazetarët janë atë të cilët pas mantelbardhëve, ishin të dytët në radhë pa kufizime, e të ngarkuar me punë fizike gjatë pandemisë COVID-19.

Daljet në terren, raportimet nga spitalet e nga vatrat e virusit famëkeq, bënë që shumica e praktikuesve të këtij profesioni, të përballen me probleme të ndryshme të shëndetit mendor.

Në një anketë të cilën një vit më parë e realizoi International Center for Journalists, 70% e tyre kishin probleme emocionale si rrjedhojë e punës së tyre, të raportuarit direkt për pandeminë COVID – 19. Paralelisht, studimi i Reuters tregoi se një numër i konsiderueshëm gazetarësh që raportonin për COVID- 19, shfaqnin shenja ankthi dhe depresioni, ndërsa nje sondazh i IFJ zbuloi se mbi 3/4 e grave panë rritjen e nivelit të stresit gjatë pandemisë, gjysma e tyre duke treguar shumë fish.

Pandemia e Covid-19 ka sjellë disa elemente dhe sfida të reja për gazetarët.

Së pari, bilanci i punës është bërë totalisht i çekuilibruar, me disa gazetarë që punojnë jashtë mase dhe shumë të tjerë kanë humbur punën, duke përkeqësuar krizën ekonomike dhe pasigurinë e punës tek gazetarët. Përveç kësaj, kufiri mes jetës profesionale dhe asaj personale është mjegulluar plotësisht.

Në Kosovë, gjatë periudhës së izolimit mars 2020- qershor 2020, mediat kanë punuar pa ndalur, me raportime e kronika të ndryshme lidhur me zhvillimin e pandemisë/

Gazetarët e terrenit, u pajisën me leje të veçanta nga Administrata Tatimore e Kosovës, e cila u jepte atyre Done Puna dhe raportimi nga afër mbi një virus ende të pastudiuar detajisht dhe pa një verdikt për atë se kur pritej që një situatë e tillë të mbaronte, bëri që ankthi dhe stresi të jenë të pranishëm te shumë gazetarë.

"Po e mbaj mend, ajo periudhë ishte shumë e vështirë. Më kujtohet që pas iu kthyem normalitetit, i jam drejtuar psikologut për këshillim. Pasi edhe pse tashmë periudha më e vështirë kishte kaluar, dëmtimet në gjendjen time emocionale ishin ende aty", ka rrëfyer në kushte anonimiteti një gazetare që punon në terren.

"Mua nuk është se më ka ndikuar shumë, ngase fatmirësisht nuk kam qenë në terren. Kam mbuluar rubrikën e sportit dhe si rrjedhojë punën e kam kryer me lap-top nga shtëpia", rrëfeu një tjetër gazetar.

Megjithatë, sado e çuditshme të duket, pandemia e COVID-19 ka sjellë edhe disa elemente pozitive, pasi ka rritur numrin e gazetarëve që flasin për shëndetin tyre mendor me të tjerët dhe nuk hezitojnë për të kërkuar ndihmë profesionale.

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Akademisë së Gazetarëve për Integritetin e Informacionit - implementuar nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dhe mbështetur nga Instituti Kombëtar Demokratik - NDI dhe USAID në Kosovë. Përmbajtja e këtij artikulli është përgjegjësi e autorit/es dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i NDI, USAID ose i AGK-së.

Image source: Richard Carufel

Share this Post: