Fushatë denigruese ndaj gazetares Saranda Ramaj dhe KTV-së, Prishtinë, 10.02.2024
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka përcjellur me shqetësim fushatën e orkestruar nga udhëheqja e Komunës së Prishtinës kundër gazetares Saranda Ramaj, dhe televizionit KTV, pas publikimit të serisë së raporteve për këmbimin e tokave.
Kryetari Përparim Rama në një sërë intervistash e ka akuzuar KOHA-n për “dezinformim”, kurse akuza të rënda ka bërë edhe Drejtoresha për Urbanizëm në Komunën e Prishtinës, Doruntina Maloku.
Në seancën e anulimit të vendimit Maloku disa herë e ka sulmuar grupin KOHA, duke thënë mes tjerash: “A nënkupton kjo që ka pasur interes të kalojë kjo pikë apo vetëm pasi kjo u bë publike nga media të caktuara për qëllime krejtësisht që i shërbejnë interesave politike grupore e biznesore:”
Ndërkohë, disa llogari në Facebook, të hapura së fundi kanë postuar statuse denigruese për gazetaren Ramaj, duke e mbrojtur Ramën dhe Komunën e Prishtinës.
Këto sulme dhe kjo gjuhë janë të papranueshme, dhe AGK-ja e fton Komunën e Prishtinës që të distancohet, e të ofrojë përgjigje zyrtare e institucionale për të gjitha pretendimet e ngritura.
| Detalji izvestioca | Fushatë denigruese ndaj gazetares Saranda Ramaj dhe KTV-së, Prishtinë, 10.02.2024 |
|---|---|
| Slučajevi Opis | Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka përcjellur me shqetësim fushatën e orkestruar nga udhëheqja e Komunës së Prishtinës kundër gazetares Saranda Ramaj, dhe televizionit KTV, pas publikimit të serisë së raporteve për këmbimin e tokave. Kryetari Përparim Rama në një sërë intervistash e ka akuzuar KOHA-n për “dezinformim”, kurse akuza të rënda ka bërë edhe Drejtoresha për Urbanizëm në Komunën e Prishtinës, Doruntina Maloku. Në seancën e anulimit të vendimit Maloku disa herë e ka sulmuar grupin KOHA, duke thënë mes tjerash: “A nënkupton kjo që ka pasur interes të kalojë kjo pikë apo vetëm pasi kjo u bë publike nga media të caktuara për qëllime krejtësisht që i shërbejnë interesave politike grupore e biznesore:” Ndërkohë, disa llogari në Facebook, të hapura së fundi kanë postuar statuse denigruese për gazetaren Ramaj, duke e mbrojtur Ramën dhe Komunën e Prishtinës. |
| Država | Kosovë |
| Ime i prezime | Saranda Ramaj & KTV |
| Rod | Žensko |
| Datum | 10.2.2024 |
| Grad | Prishtinë |
| Vrsta incidenta | Ostale pretnje novinarima |
| Od koga | Od javnih službenika |
| Kršilac / osumnjičeni | Komuna e Prishtines, Perparim Rama, Doruntine Maloku |
| Vrsta medija | Radio i televizija |
| Ime medija | KTV |
| Izvor | Facebook & Media |
| Javni tužilac | |
| Sudski | |
| Sudski status | |
| Sudski zakljucak | |
| Da li je obavešteno udruženje novinara? | Da |
| Da li je incidenat prijavljen u policiji? | |
| Da li je incidenat prijavljen u tužilaštvu? | |
| Reagovanjeudruženja novinara? | Këto sulme dhe kjo gjuhë janë të papranueshme, dhe AGK-ja e fton Komunën e Prishtinës që të distancohet, e të ofrojë përgjigje zyrtare e institucionale për të gjitha pretendimet e ngritura. |

