Rastet

Sulme ndaj mediave dhe organizatave mediale, Reporteri, Prishtinë, 01.03.2026

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) është njoftuar për një seri sulmesh të organizuara kibernetike ndaj mediave sociale të medias online, Reporteri.Net në 48 orët e fundit.

Si pasojë e sulmeve faqet në Instagram (përkohësisht) dhe në Facebook të kësaj media janë mbyllur. Drejtuesit e saj kanë konfirmuar se kërcënimet po vijnë nga një numër telefoni me bazë në Kanada.

Udhëheqësit e Reporteri.Net tashmë e kanë lajmëruar rastin në Policinë e Kosovës, dhe AGK-ja i bën thirrje Njësitit të Krimeve Kibernetike për reagim urgjent në gjetjen e autorëve të sulmit dhe procedimin me veprime të tjera.

AGK-ja dënon fuqishëm këto sulme ndaj Reporterit, që janë përpjekje për cenimin e lirisë së medias dhe shprehjes në Kosovë, dhe si të tilla janë të papranueshme.




Detajet e raportuesit Sulme ndaj mediave dhe organizatave mediale, Reporteri, Prishtinë, 01.03.2026
Rastet Përshkrimi Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) është njoftuar për një seri sulmesh të organizuara kibernetike ndaj mediave sociale të medias online, Reporteri.Net në 48 orët e fundit. Si pasojë e sulmeve faqet në Instagram (përkohësisht) dhe në Facebook të kësaj media janë mbyllur. Drejtuesit e saj kanë konfirmuar se kërcënimet po vijnë nga një numër telefoni me bazë në Kanada. Udhëheqësit e Reporteri.Net tashmë e kanë lajmëruar rastin në Policinë e Kosovës, dhe AGK-ja i bën thirrje Njësitit të Krimeve Kibernetike për reagim urgjent në gjetjen e autorëve të sulmit dhe procedimin me veprime të tjera.
Shteti Kosovë
Emri dhe Mbiemri
Gjinia Grup
Data 1.3.2026
Qyteti Prishtinë
Lloji i incidentit Sulme ndaj medieve dhe organizatave mediale
Nga Kush
Shkelësi / i dyshuari
Lloji i Medias Online
Emri i Medias Reporteri
Burimi Reporteri
Prokurori Publik
Gjyqësor
Statusi gjyqësor
Përfundimi ligjor
A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? Po
A është raportuar incidenti tek policia? Po
A është raportuar incidenti në prokurori?
Reagimi i asociacionit të gazetarëve AGK-ja dënon fuqishëm këto sulme ndaj Reporterit, që janë përpjekje për cenimin e lirisë së medias dhe shprehjes në Kosovë, dhe si të tilla janë të papranueshme.
Share this Post: