Rastet

Sulme aktuale ndaj gazetarit Adriatik Kelmendi, Prishtinë, 05.05.2025

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, është i shqetësuar me vazhdimin e retorikës së papranueshme nxitëse kundër gazetarëve nga ana e Vetëvendosjes.

AGK-ja dënon fuqishëm sulmin personal dhe familjar, që zyrtarja e kësaj partie politike, Dejona Mihali ka bërë kundër gazetarit, dhe autorit të emisionit ‘Rubikon’, Adriatik Kelmendi.

Mihali, sikurse zyrtarë të tjerë të VV-së në këtë mënyrë kanë vazhduar me sulme të rënda ndaj gazetarëve dhe medieve, menjëherë pas publikimit të raportit të Reporterëve Pa Kufij, që e rangon Kosovën në vendin e 99-të për lirinë e medias.

Reagimet e Vetëvendosjes dhe zyrtarëve të saj kanë nxitur qindra komente me fjalor kërcënues ndaj gazetarëve, mediave dhe AGK-së në tri ditët e fundit.

AGK-ja edhe një herë e fton këtë parti politike, që të ndryshojë kursin për minimin e vazhdueshëm të lirisë së medias dhe shprehjes në Kosovë.




Detajet e raportuesit Sulme aktuale ndaj gazetarit Adriatik Kelmendi, Prishtinë, 05.05.2025
Rastet Përshkrimi Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, është i shqetësuar me vazhdimin e retorikës së papranueshme nxitëse kundër gazetarëve nga ana e Vetëvendosjes. AGK-ja dënon fuqishëm sulmin personal dhe familjar, që zyrtarja e kësaj partie politike, Dejona Mihali ka bërë kundër gazetarit, dhe autorit të emisionit ‘Rubikon’, Adriatik Kelmendi. Mihali, sikurse zyrtarë të tjerë të VV-së në këtë mënyrë kanë vazhduar me sulme të rënda ndaj gazetarëve dhe medieve, menjëherë pas publikimit të raportit të Reporterëve Pa Kufij, që e rangon Kosovën në vendin e 99-të për lirinë e medias. Reagimet e Vetëvendosjes dhe zyrtarëve të saj kanë nxitur qindra komente me fjalor kërcënues ndaj gazetarëve, mediave dhe AGK-së në tri ditët e fundit.
Shteti Kosovë
Emri dhe Mbiemri Adriatik Kelmendi
Gjinia Mashkull
Data 5.5.2025
Qyteti Prishtinë
Lloji i incidentit Sulme aktuale ndaj gazetarëve
Nga Kush Nga personat publik
Shkelësi / i dyshuari Dejona Mihali
Lloji i Medias Radio dhe Televizion
Emri i Medias Klan Kosova
Burimi Rrjetet sociale
Prokurori Publik
Gjyqësor
Statusi gjyqësor
Përfundimi ligjor
A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? Po
A është raportuar incidenti tek policia?
A është raportuar incidenti në prokurori?
Reagimi i asociacionit të gazetarëve AGK-ja edhe një herë e fton këtë parti politike, që të ndryshojë kursin për minimin e vazhdueshëm të lirisë së medias dhe shprehjes në Kosovë.
Share this Post: