Sulme aktuale ndaj gazetarëve, Burim Pacolli, Prishtinë, 02.03.2026
Gazetari i Nacionales, Burim Pacolli është sulmuar fizikisht nga disa persona pasditen e së hënës, ka njoftuar mediumi ku punon.
Sipas njoftimit, sulmi dyshohet se ka ardhur nga një reper, për të cilin Pacolli kishte bërë recension të punës së tij.
AGK-ja e dënon fuqishëm këtë sulm që ka cenuar integritetin fizik të Pacollit, dhe e fton Policinë e Kosovës për gjetjen dhe kapjen e autorit/autorëve, pas denoncimit që Pacolli ka bërë.
Liria e shprehjes, kritikës dhe raportimit është e garantuar me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, dhe asnjë gazetar nuk mund të jetë pre e sulmeve për shkak të zbatimit të kësaj të drejte
02.03.2026 *** 22:48 *** Përditësim
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) është thellësisht i shqetësuar për kërcënimin e ri që ka marrë gazetari i Nacionales, Burim Pacolli, nga reperi me nofkën “Mossi”, disa orë pas sulmit fizik.
Në një postim më Instagram, ky individ ka shkruar se “ nuk ki m e kon asnjeher i mbrojtur perderisa flet keq per punen e tjetrit prej te cilit ai jeton ,pa ndalim dhe pa nevoje ."
AGK-ja është në kontakt me Policinë dhe Prokurorinë për rastin, dhe i fton të dyja që të shtojnë përpjekjet për lokalizimin dhe arrestimin e tij dhe personave të tjerë të përfshirë në sulmin fizik.
Në ndërkohë, AGK-ja e fton Policinë e Kosovës që të vlerësojë ofrimin e mbrojtjes për gazetarin Pacolli pas sulmit dhe përsëritjes së kërcënimeve.
AGK-ja rithekson se liria e shprehjes, kritikës dhe raportimit është e garantuar me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, dhe asnjë gazetar nuk mund të jetë pre e sulmeve për shkak të zbatimit të kësaj të drejte.
| Detajet e raportuesit | Sulme aktuale ndaj gazetarëve, Burim Pacolli, Prishtinë, 02.03.2026 |
|---|---|
| Rastet Përshkrimi | Gazetari i Nacionales, Burim Pacolli është sulmuar fizikisht nga disa persona pasditen e së hënës, ka njoftuar mediumi ku punon. Sipas njoftimit, sulmi dyshohet se ka ardhur nga një reper, për të cilin Pacolli kishte bërë recension të punës së tij. |
| Shteti | Kosovë |
| Emri dhe Mbiemri | Burim Pacolli |
| Gjinia | Mashkull |
| Data | 2.3.2026 |
| Qyteti | Prishtinë |
| Lloji i incidentit | Sulme aktuale ndaj gazetarëve |
| Nga Kush | Nga personat publik |
| Shkelësi / i dyshuari | Mossi |
| Lloji i Medias | Online |
| Emri i Medias | Nacionale |
| Burimi | Nacionale |
| Prokurori Publik | |
| Gjyqësor | |
| Statusi gjyqësor | |
| Përfundimi ligjor | |
| A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? | Po |
| A është raportuar incidenti tek policia? | Po |
| A është raportuar incidenti në prokurori? | |
| Reagimi i asociacionit të gazetarëve | AGK-ja e dënon fuqishëm këtë sulm që ka cenuar integritetin fizik të Pacollit, dhe e fton Policinë e Kosovës për gjetjen dhe kapjen e autorit/autorëve, pas denoncimit që Pacolli ka bërë. Liria e shprehjes, kritikës dhe raportimit është e garantuar me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, dhe asnjë gazetar nuk mund të jetë pre e sulmeve për shkak të zbatimit të kësaj të drejte |

