Sulm fizik ndaj kameramanit të Lajmi.net, Shtime, 16.08.2023
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me shqetësim ka marrë informatën se kameramani i portalit Lajmi.net është sulmuar fizikisht përderisa po xhironte aksionin e KRU Prishtina për shkyçjen e borxhlinjve nga rrjeti i ujësjellësit në Shtime.
Në pamjet e publikuara shihet se si një person i fyen dhe shanë gazetarët që kanë shkuar ta përcjellin ngjarjen, përderisa zyrtarët e Policisë së Kosovës e largojnë dhe i thonë të mos përdorë gjuhë të tillë.
“Gjatë momentit të incizimit, një person e ka shtyrë kameramanin tonë në prani të Policisë së Kosovës. Madje edhe gazetarit që ishte duke përcjellë këtë ngjarje, Zgjim Sefës, i njëjti ka tentuar t’ia marrë mikrofonin”, thuhet në raportimin e Lajmi.net.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës i bënë thirrje Policisë së Kosovës që të hetojë rastin në mënyrë që mediet të ushtrojnë profesionin e tyre pa u penguar.
| Detajet e raportuesit | Sulm fizik ndaj kameramanit të Lajmi.net, Shtime, 16.08.2023 |
|---|---|
| Rastet Përshkrimi | Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me shqetësim ka marrë informatën se kameramani i portalit Lajmi.net është sulmuar fizikisht përderisa po xhironte aksionin e KRU Prishtina për shkyçjen e borxhlinjve nga rrjeti i ujësjellësit në Shtime. Në pamjet e publikuara shihet se si një person i fyen dhe shanë gazetarët që kanë shkuar ta përcjellin ngjarjen, përderisa zyrtarët e Policisë së Kosovës e largojnë dhe i thonë të mos përdorë gjuhë të tillë. “Gjatë momentit të incizimit, një person e ka shtyrë kameramanin tonë në prani të Policisë së Kosovës. Madje edhe gazetarit që ishte duke përcjellë këtë ngjarje, Zgjim Sefës, i njëjti ka tentuar t’ia marrë mikrofonin”, thuhet në raportimin e Lajmi.net. |
| Shteti | Kosovë |
| Emri dhe Mbiemri | Zgjim Sefa |
| Gjinia | Mashkull |
| Data | 16.8.2023 |
| Qyteti | Shtime |
| Lloji i incidentit | Sulme aktuale ndaj gazetarëve |
| Nga Kush | Në gazetarë nga qytetarët |
| Shkelësi / i dyshuari | |
| Lloji i Medias | Online |
| Emri i Medias | Lajmi.net |
| Burimi | Lajmi.net |
| Prokurori Publik | |
| Gjyqësor | |
| Statusi gjyqësor | |
| Përfundimi ligjor | |
| A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? | Po |
| A është raportuar incidenti tek policia? | Po |
| A është raportuar incidenti në prokurori? | |
| Reagimi i asociacionit të gazetarëve | Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës i bënë thirrje Policisë së Kosovës që të hetojë rastin në mënyrë që mediet të ushtrojnë profesionin e tyre pa u penguar. |

