Sulm fizik ndaj gazetarit Burim Zariqi, Zveçan, 31.05.2023
Ekipet e gazetarëve që janë duke raportuar nga Komuna e Zveçanit, janë sulmuar nga protestuesit lokalë pasi kanë tentuar të filmojnë momentin e sulmit ndaj veturës së Policisë së Kosovës.
Në një video dërguar AGK-së, shihet se protestuesit urdhërojnë që të mos xhirohet, kështu duke i shkuar nga prapa e pastaj sulmuar në bark, gazetarin e RTV 21, Burim Zariqin, njëherësh anëtarin e Bordit të AGK-së.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është i shqetësuar me pamjet e dhëna në këtë video, dhe ju bëjmë thirrje kolegëve që janë në këto komuna, të kenë kujdes të shtuar gjatë raportimit.
AGK-ja, njëherësh ju bën thirrje organeve kompetente, që të marrin masa për t’i siguruar gazetarët që gjenden në këto komuna.
| Detajet e raportuesit | Sulm fizik ndaj gazetarit Burim Zariqi, Zveçan, 31.05.2023 |
|---|---|
| Rastet Përshkrimi | Ekipet e gazetarëve që janë duke raportuar nga Komuna e Zveçanit, janë sulmuar nga protestuesit lokalë pasi kanë tentuar të filmojnë momentin e sulmit ndaj veturës së Policisë së Kosovës. Në një video dërguar AGK-së, shihet se protestuesit urdhërojnë që të mos xhirohet, kështu duke i shkuar nga prapa e pastaj sulmuar në bark, gazetarin e RTV 21, Burim Zariqin, njëherësh anëtarin e Bordit të AGK-së. |
| Shteti | Kosovë |
| Emri dhe Mbiemri | Burim Zariqi |
| Gjinia | Mashkull |
| Data | 31.5.2023 |
| Qyteti | Zveçan |
| Lloji i incidentit | Sulme aktuale ndaj gazetarëve |
| Nga Kush | Në gazetarë nga qytetarët |
| Shkelësi / i dyshuari | |
| Lloji i Medias | Radio dhe Televizion |
| Emri i Medias | RTV 21 |
| Burimi | Burim Zariqi |
| Prokurori Publik | Eshtë ngritur aktakuzë |
| Gjyqësor | Ka filluar procedurë ligjore |
| Statusi gjyqësor | Gjykata Themelore në Mitrovicë ka shpallur fajtor Dalibor Spasiqin për sulmin ndaj gazetarit të RTV21, Burim Zariqi, gjatë trazirave në veri të Kosovës më 31 maj 2023. Ai është dënuar me 10 mijë euro gjobë për veprat penale “sulm” dhe “pjesëmarrje në turmë që kryen huliganizëm”. |
| Përfundimi ligjor | |
| A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? | Po |
| A është raportuar incidenti tek policia? | |
| A është raportuar incidenti në prokurori? | |
| Reagimi i asociacionit të gazetarëve | Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është i shqetësuar me pamjet e dhëna në këtë video, dhe ju bëjmë thirrje kolegëve që janë në këto komuna, të kenë kujdes të shtuar gjatë raportimit. AGK-ja, njëherësh ju bën thirrje organeve kompetente, që të marrin masa për t’i siguruar gazetarët që gjenden në këto komuna. |

