Sulm fizik ndaj gazetares Qendresa Sinani, Leposaviq, 16.06.2023
Qendresa Sinani – gazetare në Klan Kosova, është sulmuar gjatë ditës së sotme derisa po raportonte nga Komuna e Leposaviqit.
Sinani ka qenë në turmën e medieve që është gjuajtur me gurë nga protestuesit e maskuar, dhe ka pësuar lëndime në këmbën e djathtë.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është tejet i shqetësuar me sulmet fizike kundër gazetarëve që kanë ndodhur sot në Komunën e Leposaviqit, andaj bën thirrje të gjithë kolegëve që të kenë kujdes të shtuar gjatë raportimit, dhe të mos rrezikojnë sigurinë e tyre fizike.
AGK-ja, njëherësh i bën thirrje Policisë së Kosovës, që t’i sjellë para drejtësisë sa më parë që është e mundur sulmuesit e kolegëve tanë.
| Detajet e raportuesit | Sulm fizik ndaj gazetares Qendresa Sinani, Leposaviq, 16.06.2023 |
|---|---|
| Rastet Përshkrimi | Qendresa Sinani – gazetare në Klan Kosova, është sulmuar gjatë ditës së sotme derisa po raportonte nga Komuna e Leposaviqit. Sinani ka qenë në turmën e medieve që është gjuajtur me gurë nga protestuesit e maskuar, dhe ka pësuar lëndime në këmbën e djathtë. |
| Shteti | Kosovë |
| Emri dhe Mbiemri | Qendresa Sinani |
| Gjinia | Femër |
| Data | 16.6.2023 |
| Qyteti | Leposaviq |
| Lloji i incidentit | Sulme aktuale ndaj gazetarëve |
| Nga Kush | Në gazetarë nga qytetarët |
| Shkelësi / i dyshuari | |
| Lloji i Medias | Radio dhe Televizion |
| Emri i Medias | Klan Kosova |
| Burimi | Qendresa Sinani |
| Prokurori Publik | |
| Gjyqësor | |
| Statusi gjyqësor | |
| Përfundimi ligjor | |
| A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? | Po |
| A është raportuar incidenti tek policia? | |
| A është raportuar incidenti në prokurori? | |
| Reagimi i asociacionit të gazetarëve | Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është tejet i shqetësuar me sulmet fizike kundër gazetarëve që kanë ndodhur sot në Komunën e Leposaviqit, andaj bën thirrje të gjithë kolegëve që të kenë kujdes të shtuar gjatë raportimit, dhe të mos rrezikojnë sigurinë e tyre fizike. AGK-ja, njëherësh i bën thirrje Policisë së Kosovës, që t’i sjellë para drejtësisë sa më parë që është e mundur sulmuesit e kolegëve tanë. |

