Pengim gjatë kryerjes së detyrës ndaj gazetares Qliresa Hasani, Ferizaj, 13.11.2024
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës - AGK, dënon ashpër gjuhën seksiste dhe pengimin në detyrë, me të cilin është përballur gazetarja Qliresa Hasani e televizionit lokal TV Festina në Ferizaj, nga zyrtarët e KEDS-it gjatë mbulimit të protestës së banorëve përpara selisë së kësaj korporate.
Ky incident përbën ndërhyrje të rëndë në punën e gazetares dhe është një sulm me ngjyrime diskriminuese në baza gjinore direkt mbi dinjitetin e saj si profesional, ashtu edhe atë personal.
Detajet e raportuesit | Qliresa Hasani |
---|---|
Rastet Përshkrimi | Gjatë kryerjes së detyrave profesionale, gazetarja jo vetëm që është penguar për të raportuar mbi ngjarjen, por është përballur edhe me gjuhë seksiste nga një zyrtar i KEDS-it, i cili në mënyrë të papërshtatshme i është drejtuar me fjalët: “Nuk lejohet xhirimi i objektit të institucionit, veç nëse do me ba foto me mu.” Kjo qasje jo vetëm që shkel mbi parimet bazë të lirisë së medias, por është edhe një tentativë për të poshtëruar dhe nënvlerësuar profesionin dhe kontributin e gazetares në informimin e publikut. |
Shteti | Kosovë |
Emri dhe Mbiemri | Qliresa Hasani |
Gjinia | Femër |
Data | 13.11.2024 |
Qyteti | Ferizaj |
Lloji i incidentit | Sulme aktuale ndaj gazetarëve |
Nga Kush | Nga zyrtarët publik |
Shkelësi / i dyshuari | |
Lloji i Medias | Radio dhe Televizion |
Emri i Medias | TV Festina |
Burimi | |
Prokurori Publik | |
Gjyqësor | |
Statusi gjyqësor | |
Përfundimi ligjor | |
A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? | Po |
A është raportuar incidenti tek policia? | |
A është raportuar incidenti në prokurori? | |
Reagimi i asociacionit të gazetarëve | AGK-ja kërkon nga KEDS që të reagojë menjëherë dhe të marrë masa disiplinore ndaj zyrtarit në fjalë. Po ashtu, u bën thirrje institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë që të garantojnë mbrojtjen e gazetarëve gjatë kryerjes së detyrave të tyre, duke u siguruar që askush të mos jetë subjekt i intimidimeve ose diskriminimeve për shkak të profesionit të tyre. |