Rastet

Kërcënime kundër medieve dhe organizatave mediale, Prishtinë, 10.09.2026

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është thellësisht i shqetësuar nga diskutimi i sotëm në Komisionin e Pavarur të Mediave, ku nga nënkryetarja Drita Morina është propozuar që në mbledhjen e radhës të diskutohet mbyllja e emisionit Debat Plus në TV Dukagjini.

AGK-ja e vlerëson këtë deklaratë si të papranueshme, të papërgjegjshme dhe si sulm frontal ndaj lirisë së medias dhe shprehjes në Kosovë. Diskutimi i sotëm është vazhdimësi e vendimeve të pabaza ndëshkuese kundër mediave në ditët e fundit.

AGK-ja rithekson se nuk është në kompetencën e KPM-së të dënojë mediat dhe gazetarët për shkak të debatit dhe deklaratave të të ftuarve.

Vendimet e paprecedentë me gjoba nga përbërja e re e KPM-së vërtetojnë alarmin e ngritur nga AGK-ja dhe shoqëria civile se KPM-ja është vënë tërësisht në funksion të politikave të Vetëvendosjes dhe Qeverisë, të cilat synojnë intimidimin e mediave dhe gazetarëve.

Liria e medias dhe e shprehjes është e drejtë e garantuar në Kosovë, ndërsa pluralizmi mediatik është vlerë që asnjë vendim i KPM-së nuk mund ta zhbëjë.

AGK-ja i bën thirrje KPM-së që të heqë dorë menjëherë nga praktika e ndëshkimit të mediave dhe ta kryejë punën e saj brenda kompetencave që ka.




Detajet e raportuesit Kërcënime kundër medieve dhe organizatave mediale, Prishtinë, 10.09.2026
Rastet Përshkrimi Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është thellësisht i shqetësuar nga diskutimi i sotëm në Komisionin e Pavarur të Mediave, ku nga nënkryetarja Drita Morina është propozuar që në mbledhjen e radhës të diskutohet mbyllja e emisionit Debat Plus në TV Dukagjini.
Shteti Kosovë
Emri dhe Mbiemri
Gjinia Grup
Data 10.6.2026
Qyteti Prishtinë
Lloji i incidentit Kërcënimeve kundër medieve dhe organizatave mediale
Nga Kush Nga zyrtarët publik
Shkelësi / i dyshuari Drita Morina - nënkryetare e KPM-së
Lloji i Medias Radio dhe Televizion
Emri i Medias TV Dukagjini, Debat Plus
Burimi Mbledhja e KPM-së
Prokurori Publik
Gjyqësor
Statusi gjyqësor
Përfundimi ligjor
A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? Po
A është raportuar incidenti tek policia?
A është raportuar incidenti në prokurori?
Reagimi i asociacionit të gazetarëve AGK-ja e vlerëson këtë deklaratë si të papranueshme, të papërgjegjshme dhe si sulm frontal ndaj lirisë së medias dhe shprehjes në Kosovë. Diskutimi i sotëm është vazhdimësi e vendimeve të pabaza ndëshkuese kundër mediave në ditët e fundit. AGK-ja rithekson se nuk është në kompetencën e KPM-së të dënojë mediat dhe gazetarët për shkak të debatit dhe deklaratave të të ftuarve. Vendimet e paprecedentë me gjoba nga përbërja e re e KPM-së vërtetojnë alarmin e ngritur nga AGK-ja dhe shoqëria civile se KPM-ja është vënë tërësisht në funksion të politikave të Vetëvendosjes dhe Qeverisë, të cilat synojnë intimidimin e mediave dhe gazetarëve. Liria e medias dhe e shprehjes është e drejtë e garantuar në Kosovë, ndërsa pluralizmi mediatik është vlerë që asnjë vendim i KPM-së nuk mund ta zhbëjë. AGK-ja i bën thirrje KPM-së që të heqë dorë menjëherë nga praktika e ndëshkimit të mediave dhe ta kryejë punën e saj brenda kompetencave që ka.
Share this Post: