Kërcënime të tjera ndaj medieve dhe organizatave mediale, Lumir Abdixhiku, Prishtinë, 12.03.2026
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) e dënon ashpër gjuhën e përsëritur akuzuese të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku kundër mediave dhe gazetarëve në Kosovë.
Abdixhiku në një intervistë televizive mbrëmë ka folur prapë për “mercenarë medial” duke thënë se “shumë lehtë japin një shpifje, papërgjegjësi, vetëm se ju rritet atje llogaria bankare prej sponsorizuesve, kundërshtarëve të ndryshëm”.
Këto pretendime të zotit Abdixhiku janë një sulm frontal kundër medias, lirisë së medias dhe shprehjes në Kosovë.
Një gjuhë e tillë me kualifikime si “mercenarë” është e papërgjegjshme, e papranueshme, shumë e rrezikshme dhe mund të paraqesë problem edhe në cenimin e sigurisë fizike të gazetarëve.
Është poçacërisht për keqardhje që këto deklarata të zotit Abdixhiku vijnë në kohën që ai është në opozitë, dhe me përkrahje prej 13 %.
AGK-ja e fton zoti Abdixhiku të heqë dorë nga këto spekulime dhe nëse ka fakte t’i denoncojë ato në organet përgjegjëse. AGK-ja gjithashtu e fton zotin Abdixhiku që bashkë me 14 deputetët e tjerë të partisë së tij në Kuvend, LDK të kontribuojë për një ambient të lirë medial.
| Detajet e raportuesit | Kërcënime të tjera ndaj medieve dhe organizatave mediale, Lumir Abdixhiku, Prishtinë, 12.03.2026 |
|---|---|
| Rastet Përshkrimi | Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) e dënon ashpër gjuhën e përsëritur akuzuese të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku kundër mediave dhe gazetarëve në Kosovë. Abdixhiku në një intervistë televizive mbrëmë ka folur prapë për “mercenarë medial” duke thënë se “shumë lehtë japin një shpifje, papërgjegjësi, vetëm se ju rritet atje llogaria bankare prej sponsorizuesve, kundërshtarëve të ndryshëm”. |
| Shteti | Kosovë |
| Emri dhe Mbiemri | |
| Gjinia | Grup |
| Data | 12.3.2026 |
| Qyteti | Prishtinë |
| Lloji i incidentit | Kërcënimeve kundër medieve dhe organizatave mediale |
| Nga Kush | Nga personat publik |
| Shkelësi / i dyshuari | Lumir Abdixhiku - LDK |
| Lloji i Medias | Radio dhe Televizion |
| Emri i Medias | |
| Burimi | Intervistë televizive |
| Prokurori Publik | |
| Gjyqësor | |
| Statusi gjyqësor | |
| Përfundimi ligjor | |
| A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? | Po |
| A është raportuar incidenti tek policia? | |
| A është raportuar incidenti në prokurori? | |
| Reagimi i asociacionit të gazetarëve | Këto pretendime të zotit Abdixhiku janë një sulm frontal kundër medias, lirisë së medias dhe shprehjes në Kosovë. Një gjuhë e tillë me kualifikime si “mercenarë” është e papërgjegjshme, e papranueshme, shumë e rrezikshme dhe mund të paraqesë problem edhe në cenimin e sigurisë fizike të gazetarëve. Është poçacërisht për keqardhje që këto deklarata të zotit Abdixhiku vijnë në kohën që ai është në opozitë, dhe me përkrahje prej 13 %. AGK-ja e fton zoti Abdixhiku të heqë dorë nga këto spekulime dhe nëse ka fakte t’i denoncojë ato në organet përgjegjëse. AGK-ja gjithashtu e fton zotin Abdixhiku që bashkë me 14 deputetët e tjerë të partisë së tij në Kuvend, LDK të kontribuojë për një ambient të lirë medial. |

