Kërcënime ndaj gazetarit Irfan Maliqi, Viti, 01.10.2024
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) shpreh shqetësimin e tij të thellë për incidentin e ndodhur më 1 tetor 2024, në qytetin e Vitisë, ku zyrtari policor M. S., ka penguar gazetarin e PlusTv, Irfan Maliqi, gjatë mbulimit të një marshi ndërgjegjësimi për kancerin e gjirit.
Sipas raportimeve të mediumit, pamjet e sjelljes së policit tregojnë se ai i është afruar gazetarit me një qasje kërcënuese, duke i thënë: “Mos më thuj prit kurrë më, për qeta ki me pas pasoja masandej.”
Këto veprime janë të papranueshme dhe shkelin parimet themelore të lirisë së shtypit dhe të drejtës për informim. Gazetarët, si përfaqësues të informacionit publik, kanë të drejtë të kryejnë detyrën e tyre pa frikë nga presioni dhe kërcënimet. AGK thekson se veprimet e zyrtarëve të rendit duhet të jenë në përputhje me respektimin e të drejtave të njeriut dhe të lirisë së mediave.
Kërcënimet dhe intimidimi ndaj gazetarëve janë të papranueshme dhe dëmtojnë besimin në institucionet e sigurisë. Ne kërkojmë nga Policia e Kosovës dhe Inspektorati Policor i Kosovës të bëjnë një hetim të plotë dhe transparent për këtë incident.
AGK do të vazhdojë të mbështesë gazetarët dhe të punojë për një mjedis më të sigurt dhe më të lirë për të gjithë ata që kontribuojnë në informimin e publikut.
Detajet e raportuesit | Kërcënime ndaj gazetarit Irfan Maliqi, Viti, 01.10.2024 |
---|---|
Rastet Përshkrimi | Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) shpreh shqetësimin e tij të thellë për incidentin e ndodhur më 1 tetor 2024, në qytetin e Vitisë, ku zyrtari policor M. S., ka penguar gazetarin e PlusTv, Irfan Maliqi, gjatë mbulimit të një marshi ndërgjegjësimi për kancerin e gjirit. Sipas raportimeve të mediumit, pamjet e sjelljes së policit tregojnë se ai i është afruar gazetarit me një qasje kërcënuese, duke i thënë: “Mos më thuj prit kurrë më, për qeta ki me pas pasoja masandej.” |
Shteti | Kosovë |
Emri dhe Mbiemri | Irfan Maliqi |
Gjinia | Mashkull |
Data | 1.10.2024 |
Qyteti | Viti |
Lloji i incidentit | Kërcënimeve kundër medieve dhe organizatave mediale |
Nga Kush | Nga policia |
Shkelësi / i dyshuari | |
Lloji i Medias | Radio dhe Televizion |
Emri i Medias | Plus Tv |
Burimi | Plus Tv |
Prokurori Publik | |
Gjyqësor | |
Statusi gjyqësor | |
Përfundimi ligjor | |
A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? | Po |
A është raportuar incidenti tek policia? | |
A është raportuar incidenti në prokurori? | |
Reagimi i asociacionit të gazetarëve | Këto veprime janë të papranueshme dhe shkelin parimet themelore të lirisë së shtypit dhe të drejtës për informim. Gazetarët, si përfaqësues të informacionit publik, kanë të drejtë të kryejnë detyrën e tyre pa frikë nga presioni dhe kërcënimet. AGK thekson se veprimet e zyrtarëve të rendit duhet të jenë në përputhje me respektimin e të drejtave të njeriut dhe të lirisë së mediave. Kërcënimet dhe intimidimi ndaj gazetarëve janë të papranueshme dhe dëmtojnë besimin në institucionet e sigurisë. Ne kërkojmë nga Policia e Kosovës dhe Inspektorati Policor i Kosovës të bëjnë një hetim të plotë dhe transparent për këtë incident. AGK do të vazhdojë të mbështesë gazetarët dhe të punojë për një mjedis më të sigurt dhe më të lirë për të gjithë ata që kontribuojnë në informimin e publikut. |