Rastet

Gjuhë përçmuese ndaj Radio Romano Avazo, Prishtinë, 09.05.2025

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) dënon deklaratat e zv/ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Sylejman Elshani ndaj radios “Romano Avazo”, nga Prizreni.

Në një intervistë televizive, Elshani ka vënë në pikëpyetje përgatitjen profesionale të gazetarëve dhe punën që bën radio “Romano Avazo”.

Këto janë deklarata të papranueshme që kanë për synim minimin e punës së kolegëve të këtij mediumi.

“Romano Avazo” është radio e vetme në gjuhën rome në Kosovë me program 24 orë, dhe nëpërmjet prezencës online luan rol të jashtëzakonshëm për të informuar komunitetin rom në gjuhën e vet.

AGK-ja e fton zv.ministrin Elshani të tërhiqet nga gjuha denigruese, dhe të punojë për përmirësimin e pozicionit të medieve dhe gazetarëve romë në skenën mediale të Kosovës.

AGK-ja inkurajon kolegët e radios “Romano Avazo” për vazhdimin e punës së pazëvendësueshme që bëjnë, në kushte të rënda financiare.




Detajet e raportuesit Gjuhë përçmuese ndaj Radio Romano Avazo, Prishtinë, 09.05.2025
Rastet Përshkrimi Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) dënon deklaratat e zv/ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Sylejman Elshani ndaj radios “Romano Avazo”, nga Prizreni. Në një intervistë televizive, Elshani ka vënë në pikëpyetje përgatitjen profesionale të gazetarëve dhe punën që bën radio “Romano Avazo”. Këto janë deklarata të papranueshme që kanë për synim minimin e punës së kolegëve të këtij mediumi. “Romano Avazo” është radio e vetme në gjuhën rome në Kosovë me program 24 orë, dhe nëpërmjet prezencës online luan rol të jashtëzakonshëm për të informuar komunitetin rom në gjuhën e vet.
Shteti Kosovë
Emri dhe Mbiemri Radio Romano Avazo
Gjinia Grup
Data 9.5.2025
Qyteti Prishtinë
Lloji i incidentit Kërcënimeve kundër medieve dhe organizatave mediale
Nga Kush Nga personat publik
Shkelësi / i dyshuari Sylejman Elshani
Lloji i Medias Radio dhe Televizion
Emri i Medias Radio Romano Avazo
Burimi ATV
Prokurori Publik
Gjyqësor
Statusi gjyqësor
Përfundimi ligjor
A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? Po
A është raportuar incidenti tek policia?
A është raportuar incidenti në prokurori?
Reagimi i asociacionit të gazetarëve AGK-ja e fton zv.ministrin Elshani të tërhiqet nga gjuha denigruese, dhe të punojë për përmirësimin e pozicionit të medieve dhe gazetarëve romë në skenën mediale të Kosovës. AGK-ja inkurajon kolegët e radios “Romano Avazo” për vazhdimin e punës së pazëvendësueshme që bëjnë, në kushte të rënda financiare.
Share this Post: