Kërcënim ndaj ekipit të T7, Pejë, 19.2.2025
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës - AGK, ka pranuar me shqetësim pengimin e ekipit të Televizionit T7 nga menaxheri i Qendrës së Numërimit në Pejë, Abdurrahim Haxhisefa. Sipas informatave, gazetarja Arianitë Zhegrova dhe kameramani Gjens Karaqi janë ndaluar dhe penguar në kryerjen e detyrës së tyre, madje janë kërcënuar edhe me thyerjen e kamerës.
Ky akt është një sulm i papranueshëm ndaj lirisë së medias dhe punës së gazetarëve, të cilët kanë për detyrë të informojnë publikun mbi proceset e rëndësishme si ai i numërimit të votave. Më shqetësues është fakti që ky incident ndodhi në prani të kryesuesit të KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, pa asnjë ndërhyrje apo masë nga ana e tij.
AGK i bën thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të marrë masa ndaj personit në fjalë dhe të garantojë një mjedis të sigurt për gazetarët gjatë mbulimit të proceseve zgjedhore.
| Detajet e raportuesit | Kërcënim ndaj ekipit të T7, Pejë, 19.2.2025 |
|---|---|
| Rastet Përshkrimi | AGK ka shprehur shqetësimin për pengimin e ekipit të Televizionit T7 nga menaxheri i Qendrës së Numërimit në Pejë, Abdurrahim Haxhisefa. Gazetarja Arianitë Zhegrova dhe kameramani Gjens Karaqi janë ndaluar dhe penguar në kryerjen e detyrës së tyre, ndërkohë që janë kërcënuar me thyerjen e kamerës. Për më tepër, incidenti ndodhi në prani të kryesuesit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, i cili nuk ndërhyri. |
| Shteti | Kosovë |
| Emri dhe Mbiemri | Gazetarja Arianitë Zhegrova dhe kameramani Gjens Karaqi |
| Gjinia | Grup |
| Data | 19.2.2025 |
| Qyteti | Pejë |
| Lloji i incidentit | Kërcënimeve kundër medieve dhe organizatave mediale |
| Nga Kush | Nga zyrtarët publik |
| Shkelësi / i dyshuari | Abdurrahim Haxhisefa |
| Lloji i Medias | Radio dhe Televizion |
| Emri i Medias | T7 |
| Burimi | T7 |
| Prokurori Publik | |
| Gjyqësor | |
| Statusi gjyqësor | |
| Përfundimi ligjor | |
| A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? | Po |
| A është raportuar incidenti tek policia? | |
| A është raportuar incidenti në prokurori? | |
| Reagimi i asociacionit të gazetarëve | Ky akt është një sulm i papranueshëm ndaj lirisë së medias dhe punës së gazetarëve, të cilët kanë për detyrë të informojnë publikun mbi proceset e rëndësishme si ai i numërimit të votave. Më shqetësues është fakti që ky incident ndodhi në prani të kryesuesit të KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, pa asnjë ndërhyrje apo masë nga ana e tij. AGK i bën thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të marrë masa ndaj personit në fjalë dhe të garantojë një mjedis të sigurt për gazetarët gjatë mbulimit të proceseve zgjedhore. |

