Kërcënim me armë ndaj ekipit të T7, Leposaviq, 08.02.2023
Ekipi i T7 i përbërë nga gazetari Unitet Berisha edhe kameramani Përparim Gashi, janë ndjekur me armë zjarri nga 3 persona në Leposaviq.
"Ekipi i T7 kanë shkuar sot Leposaviq për të raportuar për një kontrabande të cilën e ndaloi Policia e Kosovës në fshatin Jashanicë, mirëpo gjatë rrugës për në këtë fshat një veturë me 3 persona të armatosur brenda është vënë në ndjekje të ekipit të televizionit. Gjatë gjithë kësaj kohe nga vetura me targat GM-074-NO, personat brenda ia kanë drejtuar armën ekipit të T7 duke kërkuar nga ekipi që të ndalin veturën. Ndjeka e tyre ka përfunduar vetëm në momentin kur janë afruar pikës në të cilën qëndron Njësia Speciale e Kosovës. Ekipi i T7 ka dhënë dëshmi në stacionin policor në Zveçan”, ka raportuar televizioni.
AGK-ja, e dënon ashpër sulmin dhe alarmon për pasigurinë me të cilën ballafaqohen ekipet e gazetarëve që shkojnë nga Prishtina për të raportuar në veri.
AGK-ja, fton organet vendore dhe ndërkombëtare të sigurisë që të shtojnë përpjekjet e tyre për të ofruar sigurinë e nevojshme që gazetarët ta kryejnë punën e tyre të parrezikuar.
Detajet e raportuesit | Kërcënim me armë ndaj ekipit të T7, Leposaviq, 08.02.2023 |
---|---|
Rastet Përshkrimi | Ekipi i T7 i përbërë nga gazetari Unitet Berisha edhe kameramani Përparim Gashi, janë ndjekur me armë zjarri nga 3 persona në Leposaviq. "Ekipi i T7 kanë shkuar sot Leposaviq për të raportuar për një kontrabande të cilën e ndaloi Policia e Kosovës në fshatin Jashanicë, mirëpo gjatë rrugës për në këtë fshat një veturë me 3 persona të armatosur brenda është vënë në ndjekje të ekipit të televizionit. Gjatë gjithë kësaj kohe nga vetura me targat GM-074-NO, personat brenda ia kanë drejtuar armën ekipit të T7 duke kërkuar nga ekipi që të ndalin veturën. Ndjeka e tyre ka përfunduar vetëm në momentin kur janë afruar pikës në të cilën qëndron Njësia Speciale e Kosovës. Ekipi i T7 ka dhënë dëshmi në stacionin policor në Zveçan”, ka raportuar televizioni. |
Shteti | Kosovë |
Emri dhe Mbiemri | Unitet Berisha dhe Perparim Gashi |
Gjinia | Grup |
Data | 8.2.2023 |
Qyteti | Leposaviq |
Lloji i incidentit | Kërcënime kundër jetës dhe lëndimeve trupore të gazetarëve |
Nga Kush | Në gazetarë nga qytetarët |
Shkelësi / i dyshuari | |
Lloji i Medias | Radio dhe Televizion |
Emri i Medias | T7 |
Burimi | T7 |
Prokurori Publik | |
Gjyqësor | |
Statusi gjyqësor | |
Përfundimi ligjor | |
A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? | Po |
A është raportuar incidenti tek policia? | Po |
A është raportuar incidenti në prokurori? | |
Reagimi i asociacionit të gazetarëve | AGK-ja, e dënon ashpër sulmin dhe alarmon për pasigurinë me të cilën ballafaqohen ekipet e gazetarëve që shkojnë nga Prishtina për të raportuar në veri. AGK-ja, fton organet vendore dhe ndërkombëtare të sigurisë që të shtojnë përpjekjet e tyre për të ofruar sigurinë e nevojshme që gazetarët ta kryejnë punën e tyre të parrezikuar. |