Kërcënim me jetë ndaj gazetarit Vullnet Krasniqi, Prishtinë, 26.06.2024
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është jashtëzakonisht i shqetësuar për kërcënimin me jetë që i është bërë gazetarit, Vullnet Krasniqi.
Krasniqi është kërcënuar me vrasje nga një qytetar i Luginës së Preshevës, nëpërmjet një videoje të publikuar në platformën Tik Tok.
“Unë jam në Prishtinë, dhëmbët kam me t’i shkulë me dane, kam me ta q* f*miljen, këtu kam me ta rrasë plumbin...Ta di adresën ku e ke saktë, ta dish, të banesës, mos shko në katund, mos thirr polici...”, dëgjohet ndër të tjera duke thënë personi në video.
AGK-ja, ka kontaktuar me gazetarin Krasniqi, dhe i njëjti aktualisht është duke e raportuar kërcënimin në Policinë e Kosovës.
Për AGK-në, një kërcënim i tillë është jashtëzakonisht shqetësues, i papranueshëm dhe i bëjmë thirrje urgjente Policisë së Kosovës që të marrë masat e duhura ta lokalizojë kërcënuesin e gazetarit Krasniqi.
Shqetësohemi për sigurinë fizike të Krasniqit, andaj ftojmë Policinë e Kosovës që t’i ofrojë mbrojtjen e duhur.
| Detajet e raportuesit | Kërcënim me jetë ndaj gazetarit Vullnet Krasniqi, Prishtinë, 26.06.2024 |
|---|---|
| Rastet Përshkrimi | Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është jashtëzakonisht i shqetësuar për kërcënimin me jetë që i është bërë gazetarit, Vullnet Krasniqi. Krasniqi është kërcënuar me vrasje nga një qytetar i Luginës së Preshevës, nëpërmjet një videoje të publikuar në platformën Tik Tok. “Unë jam në Prishtinë, dhëmbët kam me t’i shkulë me dane, kam me ta q* f*miljen, këtu kam me ta rrasë plumbin...Ta di adresën ku e ke saktë, ta dish, të banesës, mos shko në katund, mos thirr polici...”, dëgjohet ndër të tjera duke thënë personi në video. |
| Shteti | Kosovë |
| Emri dhe Mbiemri | Vullnet Krasniqi |
| Gjinia | Mashkull |
| Data | 26.6.2024 |
| Qyteti | Prishtinë |
| Lloji i incidentit | Kërcënime kundër jetës dhe lëndimeve trupore të gazetarëve |
| Nga Kush | Në gazetarë nga qytetarët |
| Shkelësi / i dyshuari | |
| Lloji i Medias | Online |
| Emri i Medias | Sateliti |
| Burimi | TikTok |
| Prokurori Publik | |
| Gjyqësor | |
| Statusi gjyqësor | |
| Përfundimi ligjor | |
| A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? | Po |
| A është raportuar incidenti tek policia? | Po |
| A është raportuar incidenti në prokurori? | |
| Reagimi i asociacionit të gazetarëve | AGK-ja, ka kontaktuar me gazetarin Krasniqi, dhe i njëjti aktualisht është duke e raportuar kërcënimin në Policinë e Kosovës. Për AGK-në, një kërcënim i tillë është jashtëzakonisht shqetësues, i papranueshëm dhe i bëjmë thirrje urgjente Policisë së Kosovës që të marrë masat e duhura ta lokalizojë kërcënuesin e gazetarit Krasniqi. Shqetësohemi për sigurinë fizike të Krasniqit, andaj ftojmë Policinë e Kosovës që t’i ofrojë mbrojtjen e duhur. |

