Rastet

Kërcënim kundër jetës dhe lëndimeve trupore të gazetarëve, Nacionale dhe Betimi për Drejtësi, Gjilan, 30.01.2026

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), dënon ashpër kërcënimin serioz që kanë marrë në Gjykatën e Gjilanit, dega në Viti ekipet e mediave online, Nacionale dhe Betimi për Drejtësi.

Gazetarja dhe kameramani i Nacionales, Eriola Cacaj dhe Drilon Namani si dhe gazetari i “Betimi për Drejtësi”, Flamur Kabashi janë kanosur brenda sallës së gjyqit, në përfundim të një seance për kontest pronësor.

Sipas dëshmisë së gazetarëve, kërcënimi ka ardhur nga pjesëtari i njërës prej familjeve në kontest, i cili e ka bërë gjestin “e prerjes së kokës”, në drejtim të tyre.

Ekipet e gazetarëve e kanë njoftuar gjykatësen e rastit dhe e kanë paraqitur rastin në Polici.

AGK-ja është thellësisht e shqetësuar me këtë kërcënim serioz, dhe u bën thirrje Gjykatave dhe Policisë së Kosovës, që të kujdesen për sigurinë e gazetarëve në kohën që ata kryejnë punën e tyre profesionale të raportimit.

AGK-ja e fton Policinë për punë të shpejtë hetimore për të adresuar kërcënimin, dhe Gjykatën për zhvillim të rastit për këtë kanosje.



****
Përditësim 11.03.2026

A.I është dënuar me një vit burgim me kusht për kërcënimin ndaj gazetares së Nacionales, Eriola Cacaj, kameramanit Drilon Namani si dhe monitoruesit të Betimi për Drejtësi, Flamur Kabashi.

Gjykata ka vendosur që atë ta dënoj me një vit burgim, dënim i cili nuk do të ekzekutohet nëse i pandehuri Brenda dy viteve nuk kryen vepër tjetër penale.

Kjo u bë e ditur në një përgjigje të Gjykatës Themelore në Gjilan për Gazetën Nacionale, ku thuhet, "ju njoftojmë se me datë 11.03.2026, gjyqtari i çështje ka shpall aktgjykim dënues ndaj Arionit Idrizit, duke i shqiptuar dënim me një (1) vit burgim, i cili dënim nuk do të ekzekutohet nëse i pandehuri brenda 2 (dy) viteve nuk kryen vepër tjetër penale."




Detajet e raportuesit Kërcënim kundër jetës dhe lëndimeve trupore të gazetarëve, Nacionale dhe Betimi për Drejtësi, Gjilan, 30.01.2026
Rastet Përshkrimi Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), dënon ashpër kërcënimin serioz që kanë marrë në Gjykatën e Gjilanit, dega në Viti ekipet e mediave online, Nacionale dhe Betimi për Drejtësi. Gazetarja dhe kameramani i Nacionales, Eriola Cacaj dhe Drilon Namani si dhe gazetari i “Betimi për Drejtësi”, Flamur Kabashi janë kanosur brenda sallës së gjyqit, në përfundim të një seance për kontest pronësor. Sipas dëshmisë së gazetarëve, kërcënimi ka ardhur nga pjesëtari i njërës prej familjeve në kontest, i cili e ka bërë gjestin “e prerjes së kokës”, në drejtim të tyre.
Shteti Kosovë
Emri dhe Mbiemri Gazetarja dhe kameramani i Nacionales, Eriola Cacaj dhe Drilon Namani si dhe gazetari i “Betimi për Drejtësi”, Flamur Kabashi.
Gjinia Grup
Data 30.1.2026
Qyteti Gjilan
Lloji i incidentit Kërcënime kundër jetës dhe lëndimeve trupore të gazetarëve
Nga Kush
Shkelësi / i dyshuari
Lloji i Medias Online
Emri i Medias Nacionale, Betimi për Drejtësi
Burimi Facebook
Prokurori Publik
Gjyqësor
Statusi gjyqësor
Përfundimi ligjor
A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? Po
A është raportuar incidenti tek policia? Po
A është raportuar incidenti në prokurori?
Reagimi i asociacionit të gazetarëve AGK-ja është thellësisht e shqetësuar me këtë kërcënim serioz, dhe u bën thirrje Gjykatave dhe Policisë së Kosovës, që të kujdesen për sigurinë e gazetarëve në kohën që ata kryejnë punën e tyre profesionale të raportimit. AGK-ja e fton Policinë për punë të shpejtë hetimore për të adresuar kërcënimin, dhe Gjykatën për zhvillim të rastit për këtë kanosje.
Share this Post: