Gjuhë nxitëse ndaj Gazeta Express, Prishtinë, 09.05.2025
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, është i shqetësuar me vazhdimin e retorikës nxitëse kundër mediave nga ana e partisë politike, Vetëvendosje.
AGK-ja dënon fuqishëm gjuhën e deputetit Salih Zyba, i cili në faqen e tij në Facebook, ka shpërndarë një artikull të Radios Evropa e Lirë, i botuar në tërësi si i tillë nga Gazeta Express.
Artikulli fliste për festimet në Moskë të fitores kundër nazizmit, dhe Zyba e përdori për ta sulmuar Gazetën Express, duke shkruar: “Propagandë pro-ruse në Gazeta Express. Zero kritikë për Putinin”.
Të njëjtin postim e ka ndarë edhe deputetja e zgjedhur, Fitore Pacolli që ka shkruar : Halo (sic) AGK! Shihni more çka shkruan deputeti Salih Zyba e ju po fleni!
Sulmet e reja të partisë politike, Vetëvendosje vijnë në kohën kur raporti i Reporterëve pa Kufij, ka konstatuar se rënia e madhe në lirinë e medias në Kosovë, i atriubohet në masë pikërisht sulmeve si këto.
AGK-ja edhe një herë e fton këtë parti politike, që të ndryshojë kursin që minon vazhdueshëm lirinë e medias dhe shprehjes në Kosovë.
| Detajet e raportuesit | Gjuhë nxitëse ndaj Gazeta Express, Prishtinë, 09.05.2025 |
|---|---|
| Rastet Përshkrimi | Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, është i shqetësuar me vazhdimin e retorikës nxitëse kundër mediave nga ana e partisë politike, Vetëvendosje. |
| Shteti | Kosovë |
| Emri dhe Mbiemri | |
| Gjinia | Grup |
| Data | 9.5.2025 |
| Qyteti | Prishtinë |
| Lloji i incidentit | Sulme ndaj medieve dhe organizatave mediale |
| Nga Kush | Nga personat publik |
| Shkelësi / i dyshuari | Fitore Pacolli, Salih Zyba |
| Lloji i Medias | Online |
| Emri i Medias | Gazeta Express |
| Burimi | |
| Prokurori Publik | |
| Gjyqësor | |
| Statusi gjyqësor | |
| Përfundimi ligjor | |
| A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? | Po |
| A është raportuar incidenti tek policia? | |
| A është raportuar incidenti në prokurori? | |
| Reagimi i asociacionit të gazetarëve | AGK-ja dënon fuqishëm gjuhën e deputetit Salih Zyba, i cili në faqen e tij në Facebook, ka shpërndarë një artikull të Radios Evropa e Lirë, i botuar në tërësi si i tillë nga Gazeta Express. Artikulli fliste për festimet në Moskë të fitores kundër nazizmit, dhe Zyba e përdori për ta sulmuar Gazetën Express, duke shkruar: “Propagandë pro-ruse në Gazeta Express. Zero kritikë për Putinin”. Të njëjtin postim e ka ndarë edhe deputetja e zgjedhur, Fitore Pacolli që ka shkruar : Halo (sic) AGK! Shihni more çka shkruan deputeti Salih Zyba e ju po fleni! Sulmet e reja të partisë politike, Vetëvendosje vijnë në kohën kur raporti i Reporterëve pa Kufij, ka konstatuar se rënia e madhe në lirinë e medias në Kosovë, i atriubohet në masë pikërisht sulmeve si këto. AGK-ja edhe një herë e fton këtë parti politike, që të ndryshojë kursin që minon vazhdueshëm lirinë e medias dhe shprehjes në Kosovë. |

