Gjuhë e rrezikshme ndaj medieve, Prishtinë, 12.08.2024
Anëtari i Vetëvendosjes në KQZ, Sami Kurteshi, ka sulmuar mediet gjatë një prononcimi sot për rastin e aktivistit të kësaj partie, Astrit Dehari.
Kurteshi ka akuzuar Klan Kosovën, Expressin dhe RTK-në: “për rol negative dhe dezinformues, sidomos me nxjerrjen e xhirimeve të paautorizuara. Në atë kohë RTK-ja mbulonte gjithë propagandën kundër Lëvizjes Vetëvendosje dhe arsyetonte arrestimet”.
Kjo, është një deklaratë e papërgjegjshme dhe e rrezikshme e Kurteshit, që akuzon mediet në lidhje me rrethanat e vdekjes në burg të Deharit.
Deklarata të tilla vënë në rrezik sigurinë e gazetarëve të këtyre tri medieve, dhe janë të papranueshme.
Rasti Dehari ishte dhe mbetet me interes të lartë për publikun, dhe në atë kohë specifikat e atij rasti ishin ndarë në detaje nga vetë Lëvizja Vetëvendosje.
Xhirimet e publikuara nga mediat kanë zbuluar rrethanat e ngjarjes në qendrën e paraburgimit ku pritej siguri e lartë, dhe ka kontribuar në informimin e publikut.
| Detajet e raportuesit | Gjuhë e rrezikshme ndaj medieve, Prishtinë, 12.08.2024 |
|---|---|
| Rastet Përshkrimi | Anëtari i Vetëvendosjes në KQZ, Sami Kurteshi, ka sulmuar mediet gjatë një prononcimi sot për rastin e aktivistit të kësaj partie, Astrit Dehari. Kurteshi ka akuzuar Klan Kosovën, Expressin dhe RTK-në: “për rol negative dhe dezinformues, sidomos me nxjerrjen e xhirimeve të paautorizuara. Në atë kohë RTK-ja mbulonte gjithë propagandën kundër Lëvizjes Vetëvendosje dhe arsyetonte arrestimet”. |
| Shteti | Kosovë |
| Emri dhe Mbiemri | |
| Gjinia | Grup |
| Data | 12.8.2024 |
| Qyteti | Prishtinë |
| Lloji i incidentit | Sulme ndaj medieve dhe organizatave mediale |
| Nga Kush | Nga personat publik |
| Shkelësi / i dyshuari | Sami Kurteshi |
| Lloji i Medias | Radio dhe Televizion |
| Emri i Medias | Klan Kosova, Gazeta Express, RTK |
| Burimi | Konference per medie |
| Prokurori Publik | |
| Gjyqësor | |
| Statusi gjyqësor | |
| Përfundimi ligjor | |
| A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? | Po |
| A është raportuar incidenti tek policia? | |
| A është raportuar incidenti në prokurori? | |
| Reagimi i asociacionit të gazetarëve | Kjo, është një deklaratë e papërgjegjshme dhe e rrezikshme e Kurteshit, që akuzon mediet në lidhje me rrethanat e vdekjes në burg të Deharit. Deklarata të tilla vënë në rrezik sigurinë e gazetarëve të këtyre tri medieve, dhe janë të papranueshme. Rasti Dehari ishte dhe mbetet me interes të lartë për publikun, dhe në atë kohë specifikat e atij rasti ishin ndarë në detaje nga vetë Lëvizja Vetëvendosje. Xhirimet e publikuara nga mediat kanë zbuluar rrethanat e ngjarjes në qendrën e paraburgimit ku pritej siguri e lartë, dhe ka kontribuar në informimin e publikut. |

