Publikime

Udhëzes për Raportimin e Përgjegjshëm dhe Etik mbi Shëndetin Mendor dhe Vetëvrasje

3831-title

Ky udhëzues është hartuar nga Qendra për Informim dhe Përmirësim Social (QIPS) në bashkëpunim me Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës (AGK), me qëllim që t’u ofrojë gazetarëve dhe profesionistëve të medias udhëzime praktike dhe etike për raportimin mbi çështjet e shëndetit mendor dhe vetëvrasjeve në Kosovë dhe rajon. Ai bazohet në rekomandime ndërkombëtare dhe në gjetjet nga trajnime me gazetarë, duke adresuar sfidat dhe nevojën për qasje më profesionale në këto tema.

Dokumenti thekson se raportimi jo-etik mund të përforcojë stigma, të dekurajojë kërkimin e ndihmës dhe të shtojë rrezikun për sjellje vetëlënduese. Prandaj, kërkohet një raportim i ndjeshëm, faktik dhe i përgjegjshëm që ndihmon në ngritjen e vetëdijes dhe uljen e paragjykimeve.

Udhëzuesi e ndan qëllimisht trajtimin e shëndetit mendor nga ai i vetëvrasjeve, duke theksuar se këto janë çështje të ndërlidhura, por jo të njëjta, dikush mund të ketë mendime për vetëvrasje pa pasur një çrregullim mendor dhe anasjelltas.

Ky udhëzues është botuar me përkrahjen financiare të Ambasadës Suedeze, në kuadër të projektit Human Rightivism, i cili implementohet nga Fondi për Zhvillim Komunitar. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi ekskluzive e QIPS dhe AGK, dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorëve.




Share this Post: