Lajmet

Vazhdon seria e takimeve, “Fuqizimi i të moshuarëve për integritetin e informacionit” kësaj radhe në Gjakovë


3786-title

Pas Suharekës, takimet me të moshuarit në kuadër të projektit “Fuqizimi i të moshuarëve për integritetin e informacionit” kanë vazhduar në qytetin e Gjakovës.

Në Gjakovë, të moshuarit e Rezidencës “MedCare” u bënë pjesë e një diskutimi të hapur mbi sfidat e informimit të saktë dhe mënyrat se si mund të dallohen burimet e besueshme nga ato të dyshimta. Me ta diskutuam më shumë mbi rolin e mediave dhe ndikimin që ka dezinformimi në jetën sociale dhe personale të tyre.

Shaqir Foniqi, gazetar veteran, dhe Xhemajl Rexha e Getoarbë Mulliqi ndanë përvojën dhe njohuritë e tyre me të moshuarit, duke trajtuar shqetësimet mbi lajmet e rreme dhe dezinformatat.

Ky projekt financohet nga Bashkimi Evropian nëpërmjet organizatës partnere në Kosovë, Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës.

Share this Post: