U mbajt trajnimi mbi psikologjinë e të mbijetuarave të dhunës me bazë gjinore
Trajnimi u mbajt nga Donika Shahini Lami, psikologe klinike, e cila ndau përvoja dhe njohuri mbi qasjen psikologjike ndaj viktimave të dhunës.
Ajo theksoi rëndësinë e ndjeshmërisë dhe mirëkuptimit në trajtimin e tyre, duke ofruar praktika konkrete dhe teknika mbështetëse për të lehtësuar procesin e shërimit. Pjesëmarrësit/et patën mundësinë të diskutojnë mbi sfidat dhe praktikat më të mira në raportimin dhe mbështetjen e viktimave.
Ata ndanë përvoja nga fusha, duke shkëmbyer njohuritë dhe aftësitë profesionale.
Erblina Dinarama, drejtoreshë e Shtëpisë së Sigurt në Gjakovë, e prezantoi në detaje punën e qendrës. Ajo tregoi për rastet që pranojnë dhe mënyrat e raportimit, si dhe për përpjekjet që bëjnë për të mbrojtur viktimat dhe për të shmangur rikthimin e traumave.
Përmes shembujve praktikë, Dinarama ndau qasjet që përdorin për të krijuar një mjedis të sigurt dhe mbështetës për gratë dhe vajzat.
--
Ky aktivitet është pjesë e projektit në bashkëpunim me UN Women Kosovo “Adresimi i ndikimeve të dhunës me bazë gjinore në Kosovë dhe fuqizimi i të mbijetuarve për të luftuar stigmën dhe për të folur hapur”, e mbështetur nga British Embassy Pristina.











