U mbajt trajnimi mbi Dhunën me Bazë Gjinore: Raportimi, intervistimi, gjuha dhe rreziqet
I mbajtur nga Besian Beha, gjatë këtij trajnimi gazetarët patën mundësinë të diskutojnë dhe ndajnë përvoja mbi temën e dhunës me bazë gjinore.
Pjesëmarrësit analizuan pyetjet që duhen bërë kur intervistohen viktimat e dhunës, duke u fokusuar në përdorimin e gjuhës së duhur dhe minimizimin e rreziqeve për viktimat. Gjatë trajnimit, pjesëmarrësit mësuan si të krijojnë një mjedis të sigurt dhe mbështetës për viktimat, duke marrë parasysh ndikimin që mund të ketë qasja e gabuar e raportimit.
Po ashtu, ata theksuan rëndësinë e ndjeshmërisë gjatë gjithë procesit të intervistimit dhe raportimit, për të shmangur ripërtritjen e traumës.
Ky aktivitet është pjesë e projektit në bashkëpunim me UN Women Kosovo “Adresimi i ndikimeve të dhunës me bazë gjinore në Kosovë dhe fuqizimi i të mbijetuarve për të luftuar stigmën dhe për të folur hapur”, mbështetur nga British Embassy Pristina.











