U mbajt takimi joformal i gazetarëve nga komunitetet e ndryshme etnike në Kosovë
Takimi u karakterizua nga diskutime mbi bashkëpunimin ndër-etnik në media, etikën e gazetarisë dhe përgjegjësinë sociale. Pjesëmarrësit u angazhuan edhe në punë në grupe, duke ndarë përvoja dhe ide konkrete për forcimin e bashkëpunimit mes gazetarëve nga komunitete të ndryshme dhe trajtimin e temave më pak të eksploruara.
Angazhimi aktiv i pjesëmarrësve e bënë takimin veçanërisht frytdhënës, duke krijuar kështu hapësirë për ide të reja dhe qasje inovative në raportimin e temave ndër-etnike, tejkalimim e barrierave gjuhësore dhe kulturore. Takimi shërbeu si mundësi për pikënisje për bashkëpunime të reja mes vete.
Ky projekt mbështetet nga UNMIK - United Nations Mission in Kosovo, i cili do të vazhdojë me takime dhe aktivitete të tjera në muajt në vijim.











