Lajmet

U mbajt sesioni i parë informues i trajnimit mbi “Mbrojtjen e fëmijëve në masmedia”, ku u certifikuan 15 gazetarë


3626-title

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, në bashkëpunim me Terre des hommes - Kosovo, organizoi një trajnim dy-ditor për studentë të gazetarisë dhe gazetarë mbi raportimin etik për mbrojtjen e fëmijëve në media.

Nën mentorimin e Besian Beha, pjesëmarrësit u njohën me praktikat më të mira për mbrojtjen e privatësisë dhe ruajtjen e anonimitetit të fëmijëve, veçanërisht në raportimet mbi rastet e ndjeshme, si abuzimi apo dhuna. Gjithashtu, u diskutua për sfidat e raportimeve joetike dhe pasojat e një raportimi të papërgjegjshëm.

Pjesëmarrësit mësuan strategji për të shmangur shkeljet etike dhe për të siguruar raportime profesionale dhe të përgjegjshme.

Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të projektit “Drejtësia Sociale për Romët, Ashkalitë dhe Egjiptianët”, financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe implementuar nga Terre des hommes, Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve, si dhe HEKS/EPER.

Share this Post: