Lajmet

U mbajt kampi tre-ditor ndëretnik për gazetarë


4007-title

Kampi është udhëhequr nga Xhemajl Rexha dhe Jeton Mehmeti. Ky kamp mblodhi gazetarë nga komunitete etnike të ndryshme në Kosovë me qëllim forcimin e bashkëpunimit profesional dhe ndërtimin e besimit ndërmjet gazetarëve që raportojnë në media dhe gjuhë të ndryshme.

Gjatë sesioneve të kampit u diskutua roli i gazetarisë në ndërtimin e besimit ndërmjet komuniteteve dhe në forcimin e kohezionit shoqëror, si dhe rëndësia e raportimit të përgjegjshëm dhe të ndjeshëm në temat ndër-etnike. Trajnerët ndanë përvoja dhe praktika të mira mbi mënyrat se si gazetarët mund të kontribuojnë në krijimin e një hapësire mediatike që promovon mirëkuptimin, bashkëpunimin dhe informimin e balancuar për të gjitha komunitetet.

Një pjesë e rëndësishme e kampit ishte puna praktike në grupe. Gazetarët do të punojnë së bashku për të zhvilluar ide konkrete për storie që trajtojnë tema të përbashkëta që nxisin besimin dhe bashkëpunimin.

Si rezultat i këtij kampi dhe bashkëpunimit të krijuar mes gazetarëve, gjatë këtij projekti do të publikohen gjashtë artikuj të përbashkët, të përgatitur nga grupet e formuara gjatë trajnimit.

Ky projekt financohet nga UNMIK.

Share this Post: