Lajmet

Takim me Ambasadoren e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë


3682-title

Kryetari i Bordit të AGK-së, Xhemajl Rexha, Drejtorja Ekzekutive, Getoarbë Mulliqi, dhe Koordinatorja e projekteve, Artiola Babuni, pritën sot në takim znj. Heleni Vakali, Ambasadore dhe Udhëheqëse e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë.

Gjatë takimit u diskutua për gjendjen e lirisë së shprehjes, pozitën e gazetarëve në Kosovë, dhe suksesin e Konferencës Rajonale për Gratë në Media, e mbajtur më 8 Mars në Prishtinë.

Një temë e veçantë e diskutimit ishte edhe Rrjeti i Grave Gazetare të Kosovës, iniciativë e re që synon fuqizimin dhe mbështetjen e gazetareve në vend.

Në takim gjithashtu u diskutua për mundësitë e vendosjes së marrëdhënieve me organizatat simotra në Greqi, për të ndarë përvoja dhe avancuar standardet profesionale, si dhe për sigurinë e gazetarëve në të dy vendet.

AGK falënderon znj. Vakali për interesimin dhe gatishmërinë për bashkëpunim në fushën e lirisë së medias dhe fuqizimit të rolit të gazetarëve.

Share this Post: