Lajmet

SafeJournalists, Federata Evropiane e Gazetarëve dhe partnerët e saj në Shqipëri kanë dërguar një letër shqetësimi për kërcënimet ndaj të drejtave të punës në ABC News Albania


3789-title

Rrjeti SafeJournalists, Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ) dhe partnerët e EFJ-së në Shqipëri i kanë dërguar një letër shqetësimi ABC News Albania më 24 maj 2025, lidhur me pretendimet për kërcënime ndaj të drejtave të punës në këtë media.

Rrjeti SafeJournalists, në bashkëpunim me Federatën Evropiane të Gazetarëve, po ndjek me shqetësim raportimet për ndryshime të njëanshme dhe të paparalajmëruara në kontratat e punës së gazetarëve dhe punonjësve të medias në ABC News Albania, konkretisht kalimin nga kontratat e rregullta të punës në marrëveshje si të vetëpunësuar (freelance).

Duke pasur parasysh ndikimet e mundshme që këto ndryshime mund të kenë mbi sigurinë në punë, stabilitetin ekonomik dhe përputhshmërinë me Kodin e Punës të Shqipërisë dhe standardet ndërkombëtare të punës, kërkojmë me respekt që ABC News të japë sqarime mbi ndryshimet e raportuara dhe bazën ligjore të tyre.

Në këtë letër shqetësimi, SJN dhe EFJ kërkojnë informacion mbi:

  • Natyrën dhe përmasën e ndryshimeve të kontratave në ABC News Albania;

  • Procedurat e ndjekura për zbatimin e këtyre ndryshimeve, përfshirë njoftimin dhe konsultimin paraprak me punonjësit e prekur;

  • Hapat e ndërmarra për të siguruar përputhshmëri me dispozitat e Kodit të Punës të Shqipërisë dhe standardet përkatëse të Këshillit të Evropës.

Letrën mund ta lexoni këtu.

Rrjeti SafeJournalists

  • Shoqata e Gazetarëve të Bosnjë-Hercegovinës

  • Sindikata e Mediave të Malit të Zi

  • Shoqata e Gazetarëve të Kroacisë

  • Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës

  • Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

  • Shoqata e Pavarur e Gazetarëve të Serbisë

Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ)

  • Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë (APJA)

  • Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH)

Share this Post: