Lajmet

Pengohet në punë ekipi i Gazeta Ekskluzive


4065-title

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) është njoftuar për pengimin në punë të Benjamin Kurtit nga Gazeta Ekskluzive, nga drejtori i Ujësjellësit në Vushtrri, Sheqet Maloku.

Kjo ka ndodhur në ambientet e punës, kur ky zyrtar ka provuar t’ia marrë Kurtit telefonin, pas një pyetje për ankesat që kishin bërë qytetarët.

AGK-ja e dënon këtë sjellje të zyrtarit në fjalë dhe e konsideron të papranueshme, si dhe mirëpret reagimin e KRU Mitrovica për këtë incident.

Share this Post: