Lajmet

Ndalohet i dyshuari për kërcënimin ndaj gazetarit Betim Musliu dhe redaksisë së "Betimi për Drejtësi"


4057-title

Prokuroria Themelore në Prishtinë- Departamenti i Përgjithshëm ka njoftuar për ndalimin në kohëzgjatje prej 48 orësh të Sami Berisha, i dyshuar për kanosjen e gazetarit Betim Musliu dhe redaksisë së “Betimi për Drejtësi”. Rasti kishte ndodhur pas raportimit nga një seancë gjyqëesore në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ku të akuzuar ishin familjarët e tij.

I pandehuri kishte shkruar disa herë në drejtim të redaksisë, mes tjerash edhe “kujdes qka po shenon mos u mashtro me marr naj pare se tani tvyn mi perdor per najsen tjeterdija vleren shendetit sepse parja sesht asgje se shum her te kam pa veq kunder ke shenu per vllezrit e mi tash je ndal pak po tjesh ma i kujdesshem se edhe na i kem do familjar qe shohin lajme e percjellin kapak”.

AGK-ja e mirëpret arrestimin dhe i bën thirrje Prokurorisë dhe Gjykatës për procedim të shpejtë e me prioritet të rastit. AGK-ja është e angazhuar që të gjitha rastet ku kërcënohen dhe kanosen gazetarët të marrin epilog nga organet e drejtësisë.

Share this Post: