Me përfundimin e katër moduleve dhe një vizite studimore në Shkup, u certifikuan pjesëmarrësit e Akademisë në fushën e Raportimit për Ballafaqimin me të Kaluarën (BMK) dhe Raportimit të Sensibilizuar për Konflikt
Kjo Akademi synoi të fuqizojë gazetarët e rinj me njohuri dhe aftësi për të raportuar në mënyrë etike dhe të ndjeshme për çështje që lidhen me të kaluarën dhe ndikimin e saj në shoqëri. Përgjatë Akademisë, pjesëmarrësit patën mundësinë të punojnë me trajnerë, të diskutojnë mbi praktikat më të mira, dhe të vizitojnë institucione e organizata të rëndësishme që trajtojnë tema të drejtësisë tranzicionale dhe të kujtesës kolektive.
Gjatë ceremonisë përmbyllëse, Nehari Sharri, drejtor i Zyrës për Kosovën në Propeace, u drejtua pjesëmarrësve duke shprehur kënaqësinë për bashkëpunimin dhe përkushtimin që treguan të rinjtë gjatë gjithë Akademisë.
Fjalën e mori edhe Xhemajl Rexha, kryetar i Bordit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, i cili falënderoi pjesëmarrësit për angazhimin dhe vlerësoi rëndësinë e krijimit të një gjenerate të re gazetarësh të përgjegjshëm, të cilët do të jenë zë i drejtësisë, të vërtetës dhe pajtimit në vend.











