Kryetari Rexha priti në takim Ambasadorin e ri të OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk
Kryetari i Bordit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha, mirëpriti sot Ambasadorin e sapoemëruar të Misionit të OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk.
Gjatë takimit u diskutua për mbështetjen e vazhdueshme që Misioni i OSBE-së në Kosovë i ka dhënë AGK-së ndër vite, veçanërisht në mbrojtjen e lirisë së shprehjes dhe fuqizimin e rolit të mediave në shoqëri.
Të dyja palët shprehën gatishmërinë për të forcuar më tej bashkëpunimin, me fokus në përmirësimin e kushteve të punës dhe sigurisë për gazetarët, kameramanët dhe fotoreporterët në terren.
AGK shpreh mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme nga Misioni i OSBE-së, dhe mirëpret bashkëpunimin me Ambasadorin McGurk në përpjekje të përbashkëta për të avancuar lirinë e medias në Kosovë.











