Hakohet llogaria në Telegram e gazetarit Urall Boshnjaku
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës - AGK, është njoftuar nga gazetari dhe udhëheqësi i portalit “Mitropol” nga Mitrovica, Urall Boshnjaku, për hakimin e llogarisë së tij personale në rrjetin social Telegram.
AGK-ja shpreh shqetësimin e saj për këtë rast, marrë parasysh se kjo llogari ka shërbyer për kryerjen e detyrave profesionale të portalit. AGK-ja i bën thirrje Policisë së Kosovës dhe Njësitit për Krime Kibernetike që të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për të siguruar rikthimin e llogarisë së gazetarit.
Sulme të tilla, përpos që e pengojnë zhvillimin normal të punës së gazetarëve, mund të çojnë në keqpërdorime të mundshme, duke rrezikuar sigurinë e gazetarit dhe kolegëve të tij që punojnë në këtë portal.











