Akademia për raportimin e ballafaqimit me të kaluarën dhe gazetarinë e sensibilizuar për konflikt vazhdon me modul të tretë
Moduli i tretë i Akademisë për raportimin e ballafaqimit me të kaluarën dhe gazetarinë e sensibilizuar për konflikt u zhvillua me temën: "Ndikimi i inteligjencës artificiale në raportimin për ballafaqimin me të kaluarën dhe raportimin gjinor", me trajnere Getoarbë Mulliqi.
Pjesëmarrësit diskutuan rreth mënyrës se si AI po ndikon në mënyrën e raportimit për të kaluarën dhe ndjeshmërinë gjinore në media, duke trajtuar gjithashtu sfidat etike që paraqet përdorimi i teknologjisë në tema të ndjeshme.
Nëpërmjet diskutimeve interaktive dhe ushtrimeve praktike, pjesëmarrësit eksploruan mjete të reja, analizuan raste dhe reflektuan për epokën digjitale dhe ndikimin e IA në punën e gazetarëve.
Akademia do të vazhdojë me modulin e saj të fundit gjatë këtij muaji!











