Lajmet

AGK-ja mirëpret vendimin e Supremes për shfuqizimin e ndryshimit të Rregullores së KPM-së


3812-title

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka mirëpritur njoftimin e Gjykatës Supreme të Kosovës që e ka miratuar padinë administrative të Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD) kundër Komisionit të Pavarur të Mediave.

IKD, me përkrahjen e organizatave të shoqërisë civile, e kishte drejtuar padinë pasi që KPM-në e ndryshoi rregulloren e brendshme, për të shkarkuar Jeton Mehmetin nga posti i kryetarit, duke e emëruar Besnik Berishën në vend të tij.

Gjykimi i Supremes konstaton “se rregullorja është miratuar në kundërshtim me parimet e shtetit të së drejtës, transparencës dhe pjesëmarrjes publike”.

AGK-ja e kishte vlerësuar të kundërligjshëm ndryshimin e rregullores, dhe rrjedhimisht të kundërligjshme zgjedhjen e zotit Berisha në krye të këtij institucioni të pavarur.

AGK-ja angazhohet që ky organ kushtetues i rregullimit të mediave audio-vizuele të funksionojë në mënyrë krejtësisht të pavarur nga politika.

Share this Post: