AGK-ja dënon pengimin në punë të ekipit të Radio Gorazhdecit
Gazetari i Radio Gorazhdec (Gorazdevac), Damjan Portiq (Portić) ka informuar për pengesën në punë që i është bërë gjatë të martës, derisa po raportonte nga fshirja e disa grafiteve në këtë fshat të komunës së Pejës.
Portiqit i është kërkuar nga pjesëtarë të Policisë së Kosovës që të mos filmonte procesin e fshirjes së këtyre grafiteve, duke i kërkuar të largohet, edhe pse ai ishte identifikuar si gazetar.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e cilëson këtë sjellje të papranueshme, dhe e fton Policinë e Kosovës që të mos pengojë gazetarët në kryerjen e punës së tyre për të informuar publikun.











