Lajmet

AGK e shqetësuar me kërcënimin e sërishëm ndaj gazetarit Burim Pacolli nga reperi “Mossi”


4004-title

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) është thellësisht i shqetësuar për kërcënimin e ri që ka marrë gazetari i Nacionales, Burim Pacolli, nga reperi me nofkën “Mossi”, disa orë pas sulmit fizik.

Në një postim më Instagram, ky individ ka shkruar se “ nuk ki m e kon asnjeher i mbrojtur perderisa flet keq per punen e tjetrit prej te cilit ai jeton ,pa ndalim dhe pa nevoje ."

AGK-ja është në kontakt me Policinë dhe Prokurorinë për rastin, dhe i fton të dyja që të shtojnë përpjekjet për lokalizimin dhe arrestimin e tij dhe personave të tjerë të përfshirë në sulmin fizik.

Në ndërkohë, AGK-ja e fton Policinë e Kosovës që të vlerësojë ofrimin e mbrojtjes për gazetarin Pacolli pas sulmit dhe përsëritjes së kërcënimeve.

AGK-ja rithekson se liria e shprehjes, kritikës dhe raportimit është e garantuar me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, dhe asnjë gazetar nuk mund të jetë pre e sulmeve për shkak të zbatimit të kësaj të drejte.

Share this Post: