Lajmet

AGK dhe EFJ e përsërisin thirrjen për Qeverinë në detyrë: Ndajeni buxhetin për RTK-në


3841-title

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dhe Federata Evropiane e Gazetarëve shprehin shqetësim që nuk ka ndodhur asnjë lëvizje e dukshme rreth nevojës për të shmangur kolapsin financiar të transmetuesit publik, RTK.

Derisa jemi në ditët e fundit të korrikut, dhe afati për alokimin e pjesës së dytë të buxhetit po afron, AGK dhe EFJ i bëjnë thirrje urgjente Qeverisë në detyrë të Kosovës që menjëherë të ndërmarrë masa për të alokuar buxhetin që i takon RTK-së.

Në dështim për ta bërë këtë, vihet në pikëpyetje funksionimi bazik i Transmetuesit Publik, RTK duke përfshirë ofrimin e informacioneve dhe lajmeve për audiencën.

AGK dhe EFJ theksojnë përsëri rëndësinë e punës së papenguar të gazetarëve, kameramanëve dhe gjithë punonjësve të RTK-së në interes të publikut.

Share this Post: