Lajmet

AGK dhe Ambasada Gjermane në Kosovë shënojnë Ditën e Pavarësisë së Ukrainës në Prishtinë së bashku me gazetarët ukrainas të strehuar në Kosovë


3866-title

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), në partneritet me Ambasadën Gjermane në Kosovë, Zyrën e Bashkimit Evropian, Ambasadën Britanike dhe Qendrën Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe të Medias (ECPMF), organizoi me 25 Gusht një aktivitet të veçantë për të shënuar Ditën e Pavarësisë së Ukrainës.

Ky aktivitet u zhvillua në solidaritet me gazetarët ukrainas që po strehohen në Kosovë në kuadër të programit “Gazetarët në Rezidencë”, i cili nga viti 2022 ofron mbështetje për profesionistët e medias që kanë qenë të detyruar të largohen nga vendi i tyre për shkak të luftës.

Në hapje të ngjarjes u drejtuan fjalë përshëndetëse nga:

Kryetari i Bordit të AGK-së, Xhemajl Rexha, i cili njëherit e moderoi diskutimin,

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde,

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti,

Gazetarja ukrainase, Iryna Synelnyk, përfaqësuese e grupit të gazetarëve të strehuar në Kosovë,

Flutura Kusari, juriste për të drejtën e medias pranë ECPMF,

Feride Rushiti, Drejtore Ekzekutive e KRCT-së.

Gjithashtu, përmes një adresimi online, foli edhe Presidenti i Unionit Kombëtar të Gazetarëve të Ukrainës, Sergiy Tomilenko, i cili prezantoi dokumentarin e tij që dokumenton dhe portretizon punën dhe sfidat e gazetarëve ukrainas gjatë okupimit rus. Ky dokumentar u shfaq për herë të parë para pjesëmarrësve, duke ofruar një pasqyrë të fuqishme mbi rolin e gazetarëve në raportimin e së vërtetës në kohë lufte.

Në këtë event morën pjesë përfaqësues të misioneve diplomatike në Kosovë, organizatave ndërkombëtare, partnerëve vendorë, përfaqësues të institucioneve, si dhe komuniteti i gazetarëve vendorë, duke dëshmuar edhe njëherë solidaritetin e gjerë me popullin dhe gazetarët e Ukrainës.

Përmes këtij aktiviteti, AGK riafirmoi se pavarësia e medias dhe mbështetja e gazetarëve në rrezik është pjesë thelbësore e misionit tonë, duke qëndruar pranë kolegëve ukrainas që në rrethana të jashtëzakonshme po vazhdojnë të kryejnë punën e tyre me profesionalizëm dhe kurajë.

Post Gallery

Share this Post: