News

Vazhdon seria e takimeve, “Fuqizimi i të moshuarëve për integritetin e informacionit” kësaj radhe në Suharekë


3776-title

Pas Prishtinës, takimet me të moshuarit në kuadër të projektit “Fuqizimi i të moshuarëve për integritetin e informacionit” vazhduan në qytetin e Suharekës, në Shtëpinë e të Moshuarve “Jetimat e Ballkanit”.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me përkrahjen e Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës dhe në abashkëpunim me organizatën Roma in Action, zhvilloi një takim informues dhe ndërveprues me të moshuarit, për të diskutuar rreth sfidave të dezinformimit dhe ndikimit që mediat kanë në përditshmërinë e tyre. Takimi u prit me interesim të madh dhe u shoqërua me diskutime të hapura, pyetje të drejtpërdrejta dhe shumë reflektime personale.

Gazetari veteran Shaqir Foniqi, së bashku me Kryetarin e AGK-së, Xhemajl Rexha dhe Drejtoren Ekzekutive Getoarbë Mulliqi, ndanë përvojën e tyre dhe theksuan rëndësinë e orientimit në një mjedis informativ që shpesh herë është i mbushur me lajme jo krejtësisht të vërteta apo që kanë qëllime të ndryshme prapa publikimkt të tyre. Ata ofruan këshilla praktike për identifikimin e burimeve të besueshme dhe ruajtjen e shëndetit informativ në epokën digjitale.

Ky projekt financohet nga Bashkimi Evropian nëpërmjet organizatës partnere në Kosovë, Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës.

Share this Post: