News

Trajnim mbi barazinë gjinore dhe diskriminimin në vendin e punës për gazetaret


3781-title

Në kuadër të aktiviteteve të Rrjetit të Grave Gazetare të Kosovës (RrGGK), Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), me mbështetjen dhe bashkëpunimin e Iniciativës Kosovare për Stabilitet (IKS), organizoi një trajnim dyditor për gazetare, me fokus në barazinë gjinore në vendin e punës dhe adresimin e diskriminimit me bazë gjinore në media.

Trajnimi u udhëhoq nga Leonida Molliqaj aktiviste dhe eksperte e çështjeve gjinore, njëherit anëtare e Bordit Këshillëdhënës të RrGGK-së.

Gjatë trajnimit, pjesëmarrëset patën mundësinë të diskutojnë:

- konceptet themelore të barazisë gjinore,
- portretizimin e grave në media,
raportimin mbi dhunën me bazë gjinore dhe qasjen feministe në gazetari,
- strategjitë për adresimin e diskriminimit në redaksi,
- si dhe përmirësimin e kushteve të punës për gratë gazetare.

Ky aktivitet shënon një hap tjetër në fuqizimin e grave në media dhe krijimin e një mjedisi më të drejtë dhe të barabartë në sektorin e gazetarisë.

Share this Post: