News

Stroku nuk pret – pse çdo minutë mund të shpëtojë një jetë


4149-title

Dr. Dren Boshnjaku
Neurolog, Klinika e Neurologjisë – QKUK

Një minutë që ndryshon një jetë.

Një burrë 58-vjeçar për një moment nuk arrin të lëvizë krahune djathtë, ka problem në të folur dhe të ecur. Gruaja mendonse "do t'i kalojë". Djali e dërgon fillimisht te mjeku familjar. Pas disa orësh ai mbërrin në Klinikën e Neurologjisë, por koha për trajtim efektiv tashmë ka kaluar.

Ky nuk është një rast i rrallë. Është një realitet që përsëritetpothuajse çdo ditë. Paradoksi është se sot mjekësia disponontrajtime që mund të shpëtojnë trurin dhe të zvogëlojnëndjeshëm paaftësinë, por ato varen nga një faktor që nukmund të rikthehet kurrë: koha.

Problemi nuk është vetëm stroku – problem është edhevonesa.

Në Kosovë, stroku vazhdon të jetë një nga shkaqet kryesore tëvdekshmërisë dhe paaftësisë afatgjatë. Megjithëse janë bërëhapa të rëndësishëm me aplikimin e trombolizës dhetrombektomisë për trajtimin e strokut akut, një numër i madhpacientësh ende nuk arrijnë në kohë për të përfituar nga këtotrajtime.

Arsyeja nuk është gjithmonë mungesa e kapaciteteve tëshërbimeve shëndetësore. Shpesh problemi fillon shumë mëherët: në shtëpi. Shumë njerëz nuk i njohin shenjat dhesimptomet e para të strokut-insultit, presin që shenjat dhesimptomat të kalojnë vetë ose kërkojnë ndihmë në vendin e gabuar. Çdo orë e humbur zvogëlon mundësinë për një shërimtë mirë e të sukseshëm.

Shkenca është e qartë: koha është tru. Për çdo minutë që njëarterie e trurit mbetet e bllokuar, humbasin miliona neuroneqë nuk rikthehen më.

Miti më i rrezikshëm: "Po pres edhe pak"

Keqkuptimi më i madh që hasim është bindja se shenjat dhesimptomat do të kalojnë vetë. Shumë pacientë presin sepsedobësia duket e lehtë, të folurit përmirësohet ose marramendjaulet pas disa minutash.

Në realitet, edhe simptomat që zgjasin pak mund të jenëshenjë paralajmëruese e një stroku shumë më të rëndë. Çdovonesë mund të nënkuptojë humbje të përhershme të të folurit, ecjes, memories ose pavarësisë në aktivitetet e përditshmejetësore.

Prandaj njohja e shenjave dhe simptomave është po aq e rëndësishme sa edhe vetë trajtimi.

Pse kjo është çështje e secilit prej nesh?

Stroku nuk prek vetëm pacientin. Ai ndryshon jetën e njëfamiljeje të tërë. Një person që dje punonte, kujdesej përfamiljen dhe ishte i pavarur, mund të ketë nevojë për ndihmënë aktivitetet më elementare të jetës.

Kostoja nuk matet vetëm me ditët e shtrimit në spital. Ajomatet me vitet e rehabilitimit, humbjen e produktivitetit, barrën emocionale dhe ekonomike që bie mbi familjen dhesistemin shëndetësor.

Lajmi i mirë është se shumica e rasteve mund tëparandalohen. Hipertensioni, diabeti, duhanpirja, kolesteroli ilartë, obeziteti dhe mungesa e aktivitetit fizik janë faktorë qëmund të kontrollohen. Kjo do të thotë se shumë insulte në trunuk janë të pashmangshme.

Çfarë duhet të bëjmë?

Së pari, duhet të investojmë më shumë në edukimin e qytetarëve. Çdo familje duhet të njohë simptomet dhe shenjatkryesore të strokut dhe të dijë se reagimi i vetëm i duhur ështëtelefonata e menjëhershme në 194.

Së dyti, fushatat infromimit dhe ndërgjegjësimit duhet të jenëtë vazhdueshme, jo vetëm në Ditën Botërore të Strokut. Shkollat, mediat, institucionet shëndetësore dhe organizatat e shoqërisë civile duhet të punojnë së bashku për të rriturnjohuritë e popullatës.

Së treti, parandalimi duhet të fillojë shumë përpara se tëndodhë sëmundja. Kontrolli i rregullt i shtypjes të gjakut, aktiviteti fizik, ushqimi i shëndetshëm, ndërprerja e duhanitdhe menaxhimi i diabetit janë ndër investimet më tërëndësishme që secili mund të bëjë për shëndetin e vet.

Çdo minutë ka rëndësi

Në luftën kundër strokut nuk fitojmë vetëm me trajtimmodern apo barna të reja. Fitorja fillon duke parandaluarfaktorët e rrezikut dhe duke fuqizuar qytetarët në njohjen e simptomave dhe shenjave të strokut, që të kërkojnë menjëherëndihmë dhe kuptojnë se koha nuk është vetëm orë -si njësimatëse e kohës – por është tru, është pavarësi dhe shpeshështë vetë jeta.

Ky opinion është publikuar në kuadër të projektit “Avancimi i raportimit mbi sëmundjet kronike jo-ngjitëse”, i zbatuar nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) në partneritet me Projektin Shërbime Shëndetësore të Integruara (IHS), me mbështetjen e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).

Për më shumë rreth strokut, rëndësisë së njohjes së simptomave dhe reagimit në kohë, lexoni edhe hulumtimin e gazetares Vlerë Mehmeti, në këtë vegëz: https://reporteri.net/mjekesi/ne-gare-me-kohen/

Share this Post: