News

Rrjeti SafeJournalists në vizitë avokuese në Bruksel


3979-title

Gjatë javës së kaluar, në kuadër të aktiviteteve të platformës rajonale SafeJournalists Network, Drejtorja Ekzekutive e AGK-së, Getoarbë Mulliqi, njëherësh hulumtuese nacionale e kësaj platforme, ka qëndruar në Bruksel për një vizitë avokuese së bashku me përfaqësues të organizatave partnere per mbrojtjen e të drejtave të gazetarëve nga Ballkani Perëndimor dhe Kroacia. Vizita është realizuar në koordinim me Federatën Evropiane të Gazetarëve - EFJ.

Gjatë kësaj jave janë zhvilluar takime të rëndësishme me deputetë të Parlamentit Evropian, përfaqësues të Komisionit Evropian, si dhe zyrtarë përgjegjës për lirinë e shprehjes, politikat mediale dhe procesin e zgjerimit për vendet e Ballkanit Perëndimor. Në kuadër të vizitës është mbajtur edhe një takim me Komisioneren Evropiane për Zgjerim, Marta Kos, ku rrjeti SafeJournalists ka prezantuar gjetjet kryesore lidhur me gjendjen e lirisë së mediave dhe sigurinë e gazetarëve në rajon.

SafeJournalists Network është një platformë rajonale që monitoron dhe dokumenton sulmet, kërcënimet dhe presionet ndaj gazetarëve, duke ofruar mekanizma të paralajmërimit të hershëm, rritje të dukshmërisë së rasteve dhe informim të qartë për institucionet dhe publikun. Rëndësia e kësaj platforme është veçanërisht e madhe duke pasur parasysh se një pjesë e konsiderueshme e kërcënimeve ndaj gazetarëve sot ndodhin në hapësirën online, shpesh janë të koordinuara dhe tejkalojnë kufijtë shtetërorë, çka e bën të domosdoshëm një qasje të përbashkët rajonale.

image-3.png

image-2.png image-1.png

Post Gallery

Share this Post: