Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës shpreh pikëllimin e thellë për ndarjen nga jeta të gazetarit të shquar Behlul Jashari. Jashari i kushtoi mbi pesë dekada gazetarisë, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në Rilindja, si kryeredaktori i parë i gazetës së rezistencës Bujku, si dhe përmes raportimeve të tij për Agjencinë Telegrafike Shqiptare (ATSH). Ai do të kujtohet për…





