Qasje selektive ndaj gazetarëve kosovarë, Tiranë, 14.09.2021
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përdodur qasje selektive në raport me gazetarët nga Kosova, që ishin pjesë e konferencës me kancelaren gjermane Angela Merkel.
Në këtë konferencë, pjesë e rëndësishme e diskutimit ishte edhe Kosova dhe sipas kolegëve tanë, Rama është përkujdesur që të mos lejojë gazetarët kosovarë të bëjnë pyetje për zonjën Merkel.
Për Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, një ndarje e tillë, për nga prejardhja, e gazetarëve në një takim ndërkombëtar është akt i papranueshëm.
Për këtë qasje selektive të kryeministrit Rama ka reaguar edhe Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Evropiane të Gazetarëve - EFJ, Ricardo Gutierrez.
“Turp për kryeministrin shqiptar, Edi Rama, i cili qëllimisht i injoroi pyetjet e gazetarëve nga Kosova. Federata Evropiane e Gazetarëve e dënon këtë segregim shokues”, ka thënë Ricardo Gutierrez.
| Detalji izvestioca | Qasje selektive ndaj gazetarëve kosovarë, Tiranë, 14.09.2021 |
|---|---|
| Slučajevi Opis | Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përdodur qasje selektive në raport me gazetarët nga Kosova, që ishin pjesë e konferencës me kancelaren gjermane Angela Merkel. Në këtë konferencë, pjesë e rëndësishme e diskutimit ishte edhe Kosova dhe sipas kolegëve tanë, Rama është përkujdesur që të mos lejojë gazetarët kosovarë të bëjnë pyetje për zonjën Merkel. |
| Država | Shqipëri |
| Ime i prezime | |
| Rod | Grupa |
| Datum | 14.9.2021 |
| Grad | |
| Vrsta incidenta | Ostale pretnje novinarima |
| Od koga | Od javnih službenika |
| Kršilac / osumnjičeni | Edi Rama |
| Vrsta medija | |
| Ime medija | |
| Izvor | Klan Kosova |
| Javni tužilac | |
| Sudski | |
| Sudski status | |
| Sudski zakljucak | |
| Da li je obavešteno udruženje novinara? | Da |
| Da li je incidenat prijavljen u policiji? | |
| Da li je incidenat prijavljen u tužilaštvu? | |
| Reagovanjeudruženja novinara? | Për Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, një ndarje e tillë, për nga prejardhja, e gazetarëve në një takim ndërkombëtar është akt i papranueshëm. Për këtë qasje selektive të kryeministrit Rama ka reaguar edhe Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Evropiane të Gazetarëve - EFJ, Ricardo Gutierrez. “Turp për kryeministrin shqiptar, Edi Rama, i cili qëllimisht i injoroi pyetjet e gazetarëve nga Kosova. Federata Evropiane e Gazetarëve e dënon këtë segregim shokues”, ka thënë Ricardo Gutierrez. |

