Pengim në kryerjen e detyrës, Prizren dhe Dragash, 9.2.2025
Gjatë të dielës së 9 shkurtit, ekipi i Klan Kosovës, i përbërë nga Qendresa Tershani, Sala Gashi e kameramani Rron Salihu, janë përballur, qysh në orët e para të punës në terren me provokime të vazhdueshme dhe fjalë fyese nga militantët e partisë Vetëvendosje.
Në lidhjen e parë direkte të Tershanit në qendrën më të madhe të votimit në Prizren, duke dashur ta marrë në prononcim një votuese, kjo e fundit thotë: “E bojkotojmë Klan Serbinë.”
Në po të njëjtin qytet e qendër, një zyrtar i VV-së ofendon gazetaren Sala Gashi me fjalët: “Ju jeni të paguar nga Serbia, e dini shumë mirë për kë punoni.”
Në Dragash, zyrtarë në qendrën e votimit me kusht, nuk kanë dashur t’i lejojnë të votojnë gazetaren Sala Gashi e kameramanin Rron Salihu, duke u bërë atyre kontrolle të çuditshme nga personat përgjegjës të vendvotimit
Me t’u kthyer në Prizren, gjatë festimeve të militantëve të VV-së, Qendresa Tershani pengohet gjatë lidhjes direkte nga një qytetar, i cili, ndër të tjera, thotë: “Jeni kundër të vërtetës”, ndërsa mbrapa kamerës gazetarja Sala Gashi është përballur me fjalët më të ndryshme si: “Pjellë e Serbisë”, “bijat e Shk*nes”, “k*rva”, “të paguara prej Serbisë”, “Albini ka me ju mbyllë” dhe ofendime tjera.
Detalji izvestioca | Gazetare Qendresa Tershani, Sala Gashi dhe kameramani Rron Salihu |
---|---|
Slučajevi Opis | Gjatë 9 shkurtit, ekipi i Klan Kosovës u përball me pengesa të vazhdueshme gjatë raportimit në Prizren dhe Dragash. Gazetarët Qendresa Tershani dhe Sala Gashi, si dhe kameramani Rron Salihu, u përballën me fyerje, provokime dhe deklarata denigruese nga militantët e VV-së, përfshirë akuza dhe sulme verbale. Në Dragash, zyrtarë të qendrës së votimit tentuan t’i pengonin të votonin, gazetaren Sala Gashi dhe kameramanin Rron Salihu, ndërsa gjatë festimeve në Prizren, një qytetar ndërhyri drejtpërdrejt në raportim, ndërkohë që pas kamerave vazhduan ofendimet ndaj gazetareve. |
Država | Kosovë |
Ime i prezime | Qendresa Tershani, Sala Gashi dhe Rron Salihu |
Rod | Grupa |
Datum | 9.2.2025 |
Grad | Prizren |
Vrsta incidenta | Trenutni napadi na novinare |
Od koga | Kod novinare od građana |
Kršilac / osumnjičeni | |
Vrsta medija | Radio i televizija |
Ime medija | Klan Kosova |
Izvor | Email nga Klan Kosova |
Javni tužilac | |
Sudski | |
Sudski status | |
Sudski zakljucak | |
Da li je obavešteno udruženje novinara? | Da |
Da li je incidenat prijavljen u policiji? | |
Da li je incidenat prijavljen u tužilaštvu? | |
Reagovanjeudruženja novinara? | Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës u bën thirrje të gjithë akterëve politikë dhe mbështetësve të tyre që të respektojnë punën e gazetarëve dhe të mos pengojnë raportimin e tyre. Çdo formë e presionit, fyerjeve apo ndërhyrjes në punën e mediave dëmton lirinë e shprehjes dhe të drejtën e publikut për informim. Kërkojmë nga autoritetet që të sigurojnë kushte të sigurta për gazetarët në terren. |